Foto ilustruese

Kapet në Spanjë 31 vjeçari i kërkuar nga drejtësia shqiptare, Apeli i Tiranës e kishte dënuar me 4 vite burg (EMRI)

1 Korrik, 15:00| Përditesimi: 1 Korrik, 15:06

  • Share

Kapet në Spanjë, Aleksandër Frroku i kërkuar nga drejtësia shqiptare. 31 vjeçari nga Laçi ishte në kërkim pasi Apeli në Tiranë e kishte dënuar me 4 vite burg për vjedhje në bashkëpunim, si dhe për drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt.

Ndërkohë vijojnë procedurat me Interpolin e Madridit për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Frroku u kap në kuadër të operacionit Weekend në Spanjë, me qëllim ekstradimin në vendin tonë.

'Në kuadër të operacionit “Weekend”, në Spanjë u bë arrestimi provizor me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, i shtetasit Aleksandër Frroku, 31 vjeç, banues në Laç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,  pasi Gjykata e Apelit Tiranë, në vitin 2018 e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprat penale “Vjedhja", kryer në bashkëpunim, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.', njofton policia.

Dënimi i tij ishte dhënë nga Gjykata e Apelit në Tiranë në vitin 2018.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • adi: 01/07/2024 18:12

    Kaq merrak e kishte drejtësia dhe Interpoli Shqiptar..... me e sjell ne Shqipëri .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?