Kronikë
Top 24

Kapet tmerri i garazheve në Tiranë, ja si ra në grackë kavajasi (Pamjet e arrestimit)

30 Prill 2019, 08:25| Përditesimi: 30 Prill 2019, 09:22

  • Share

TIRANE-Një 41-vjeçar që ishte kthyer në makth për vjedhjen e disa garazheve në kryeqytet është prangosur nga policia në orët e para të ditës së sotme. I arrestuari është Edmond Piraniqi 41 vjeç, banues në  Kavajë, i dënuar më parë për vjedhje. Ai u arrestua në flagrancë në tentativë për të vjedhur në garazhet e një pallati në rrugën “Mujo Ulqinaku”. 

Banorët njoftuan policinë dhe organizuan punën duke ngritur grackën për kavajasin. Policia ka publikuar pamjet e momentit të arrestimit në flagrancë të hajdutit Edmond Piraniqi. Pas arrestimit, nga hetimet rezulton se 41-vjeçari është autor edhe i vjedhjes së disa garazheve të tjera. 

Rastet për të cilat akuzohet
Më datë 11.03.2019, në rrugën “Hajredin Shtino”, në garazhin e marrë me qera nga shtetasi A.G, dyshohet se  ka vjedhur një kondicioner dhe zinxhirët e gomave të automjetit.

Më datë 20.03.2019, në rrugën ‘’Reshit Çollaku’’, në garazhin e shtetasit E.H., dyshohet se ka vjedhur vegla pune si dhe ka dëmtuar derën e mjetit.

Komento

Komente

  • Fredi: 02/05/2019 10:17

    Kavajsit mahen per bethpunum!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, sa respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?