Kronikë
Top 24

Kapet një tjetër gomone me 300 kg kanabis në Itali, arrestohen dy skafistët shqiptarë (VIDEO)

12 Tetor 2018, 11:31| Përditesimi: 12 Tetor 2018, 11:59

  • Share

ITALI-Sekuestrohet një tjetër gomone me kanabis në vendin fqinj, e cila është e treta në tre ditët e fundit. Gomonia kishte 300 kg kanabis, ndërsa u arrestuan dy skafistët shqiptarë, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur nga autoritetet italiane.

Ata pasi u pikasën rritën shpejtësinë duke dalë në breg, ndërsa më pas e braktisën gomonen duke u larguar, por u prangosën. Gomonia u bllokua në Lecce, ndërsa nëse droga do të dilte në treg do të kapte vlerën e mbi 3 milionë eurove.

Gomonia me drogë e ndaluar në ujrat italiane

Nga fillimi i këtij viti janë bllokuar 18 gomone nga pala italiane me rreth 18 ton kanabis, ndërsa janë arrestuar mbi 42 skafistë.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?