Një tjetër mësues turk që mendohet se përndiqet nga regjimi i Erdoganit në Turqi pasi etiketohet si “Gylenist”, mësohet të jetë arrestuar në pikën kufitare në portin e Durrësit. Ibrahim Yakar, është ndaluar nga policia pasi ju kap një pasaportë Bullgare dhe për pasojë gjykakta e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, pasi dyshohet për akuzën e “Falsifikimit të letërnjoftimeve, i pasaportave ose të vizave” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.Sipas vendimit të gjykatës rezulton se:”…rreth orës 20:30, në Portin e Durrësit, është paraqitur për të kaluar kufirin për në Bari-Itali, Ibrahim Yakar.
Gjatë kontrollit të dokumentacionit, ky person ka paraqitur kartë identitetit bullgare në emër të Nikolay Neykob si dhe një pasaportë bullgare në emër të Nikolay Neyko. Të dyja këto dukumenhta rezultojnë të falsifikuara, të cilat tashmë janë sekuestruar. Ibrahim Yakar ka deklaruar se është nisur nga Turqia para 10 ditësh me avion dhe ka shkuar në Bosnje Hercegovinë dhe që aty ka shkuar në Beograd, Serbi dhe më pas ka kaluar në Kosovë. Në datën 2 mars 2020, është nisur nga Kosova për në Shqipëri dhe ka mbërritur në Durrës.
Aty ka qëndruar 2 ditë në një hotel dhe më datën 5 mars 2020, në orën 20:30, është paraqitur me pasaportë dhe kartë identitetit bullgare për të kaluar kufirin në Itali nga Porti Detar Durrës. Yakar ka sqaruar se pasaportën dhe kartën bullgare e ka marrë një javë para se të ndalohej në Novi Pazar të Serbisë dhe i ka blerë 1200 euro nga një person të cilin nuk e njihte.
Pas kryerjes së veprimeve të nevojshme. Ky nuk është rasti i parë që zyrtarë të arsimit në Turqi janë arrestuar në Shqipëri në përpjekje për të kaluar në Itali me dokumenta të falsifikuara. Rasti i parë në Shqipëri ku një shtetas Turk u deportua me procedurë ekstra ligjore ishte ai Harun Çelik, ndërsa përpjekje po kryhen për deportimin e një shtetasi tjetër Selami Simsek në Turqi.
LIROJENI turqit te shkojne nga te duan,,,mjaft kane vuajtur edhe ata si ne ,…//
Përgjigju