SHKODËR- Ndalohet një person i shpallur në kërkim, i dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim. Në pranga ka rënë edhe një person tjetër, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Policia bëri arrestimin e Gjokë Odri, 39 vjeç, banues në fshatin Grudë, Shkodër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, në vitin 2018, e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i 26 vjeçarit me iniciale A. B., banues në fshatin Bleran, Shkodër, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.