TIRANË- "Ne nuk zgjidhim hallet tuaja, por ju bëjmë t'i harroni ato"...kjo mund t'ju duket si një ftesë e mirë për të bërë masazh nga një qendër estetike në Tiranë, por nuk është kështu...Kjo është një nga motot që përdorte një qendër masazhi në zonën e Bllokut në kryeqytet, për të tërhequr klientët e tyre për të marrë shërbime ekstra përtej masazhi. Këto qendra janë kthyer në një fole prostitucioni dhe e radhës ishte Poëer Hand, në pronësi të 29-vjeçarit Alban Dyrmishi, një personazh i njohur në botën e Showbizt. Ai është ish-konkurrent i një prej programeve të njohur atë dashurisë. Pjesa më e madhe e klientelës, sipas burimeve policore, ishin VIP.
Të punësuara ishin 2 vajza, të moshës 19 dhe 20 vjeçe të cilat shfrytëzoheshin për prostitucion. Ato janë vënë në hetim për veprën penale "Prostitucioni", në kuadër të operacionit ' Camouflage' që u zhvillua nga uniformat blu. Burime nga blutë i thanë Report Tv se punën e kishin gjetur përmes miqve, ndërsa sipas tyre nuk ishin detyruar ta ushtronin prostitucionin.
Duke i hedhur në sy të lirë, profilit të tyre në Instagram , qendra e masazhit reklamonte fare qartë prostitucionin. Në postimet e fundit, shiheshin vajza që reklamonin trupin e tyre apo përdornin edhe moto të ndryshme për të thithur klientët si ' Ne nuk zgjidhim hallet tuaja, por ju bëjmë t'i harroni ato', apo edhe reklamës që i bënin punëtoreve si 'fantastike dhe super të shkathta'.
Kjo nuk është hera e parë që është zbuluar se këto qendra shërbejnë si vatër prostitucioni! Nën petkun e shërbimeve estetike, aty mund të blihet lehtësisht edhe një akt seksual. Në dhjetëra raste, administratorët tentojnë nëpërmjet imponimit, nxitjes për pagesa ekstra, që të sigurojnë bashkëpunimin e vajzave në aktivitetin e paligjshëm.
29-vjeçari, Alban Dyrmishi është pronari i qendrës së masazhit në Tiranë i cili e kishte kthyer në një vatër prostitucioni. Ai është ish-konkurrent i një prej programeve të dashurisë, Për'puthen në sezonin e parë. 29-vjeçari është arrestuar ditën e sotme nga Policia.
"Ne nuk zgjidhim hallet tuaja, por ju bëjmë t'i harroni ato"...kjo është motoja që përdorte kjo qendër masazhi për të thithur klientët e tyre. Ato herë pas here paraqesin në faqen e tyre në rrjetet sociale oferta të ndryshme.
"Qetësia dhe relaxi janë vetëm te 'Power Hand' me vajzat tona fantastike dhe super të afta", shkruajnë në rrjete sociale .
Nuk eshte vetem kjo qender masazhi qe ushtrohet prostitucion ka pafund qendra ne tirane qe ushtrojne prostitucion po ti vesh re faqet e masazhit kane foto te femrave ato reklamojne trupin edhe tek ndjeksit e faqes ke meshkuj mendoj se policia jo vetem kete qender masazhi po edhe te tjerat i kap shume kollaj sepse ata e bejne hapur prostitucionin dhe shume keq po me vjen per vajzat qe shfrytezoheshin jane te reja per kete pune harrojne qe kane jeten perpara po kur te behen nena nje dite turp turpp per ato vajza me mire rri pa leke ne xhep sesa te shesesh trupin per para
PërgjigjuEdhe ketu ku jetoj une qendrat e masazhit shpesh perfliten ose kapen ne prostitucion,por ketu monopolin e kane aziatiket me shpesh.Eshte interesante se si e trajtojne ketu prostitucionin,nga nje ane e quajne akt kriminal,por njekohesisht edhe pse cilesohet i tille,prape ata qe kapen penalizohen dhe per mospagim takse,pra edhe pse prostitucioni eshte i ndaluar,prape duhet te paguash taksa per te.
PërgjigjuTe gjitha qendrat kshu jane, Po legalizoni shtepite publike ( bordellot ) Te qetesohen njerezit se gjithe ai stres Diku do dali, do tiu bie mbi kokat tuaja o drejtues! Legalizoni me rregulla me analiza me kontroll Dhe jeni ok, mos mbyllni cdo pike defrimi Se per femijet i mbyllet, tashi mbyllni dhe per te rriturit Dhe bejeni burg !!! Masazhet kane 30 vjet qe pas demokracise qe egzistojne Neper pallate e neper lagje, se ska zgjidhje tjeter ky popull, Pa bixhoz e pa femra srri dot njeriu.
PërgjigjuLerini njerzit te punojne o shtet kriminel se po ju prishin pune
PërgjigjuCa thu mor. L'eri thot te punojn o shtet kriminel. Ah te keqen e mendje s we ju ka ikur per lesh..
Ne Tirane ka shume qendra te tilla si dhe lokale e "bilardo" qe vihen lloto hapur fare....
PërgjigjuKujt po i prishin pune kto mo idiota
Përgjigju