DURRËS- 1070 ton naftë kontrabandë janë kapur brenda 24 orësh, përmes 2 operacioneve të policisë, në oo Porto Romano në Durrës. Një ditë pasi u sekuestrua një ngarkesë prej 670 ton naftë e dyshuar e kontrabanduar nga Tunizia me anijen 'Aya Zanouby', autoritetet zbuluan sot (14 janar 2025) se në një tjetër anije, Besart, edhe kjo e nisur nga Tunizia, po tentohej të futej kontrabandë sasia tjetër prej 400 tonësh naftë.
Anija Besart, 44 vjeçare, ishte ankoruar në Durrës 7 ditë më parë dhe kishte fshehur në balastrat e saj 400 tonët e karburantit. Njësoj si në rastin e anijes 'Aya Zanouby', 2 organizatorët e dyshuar të trafikut nuk janë gjetur dhe janë shpallur në kërkim, ndërsa janë arrestuar 6 pjesëtarë të ekuipazhit, 5 shtetas sirianë dhe 1 shqiptar.
Të dy operacionet kundër kontrabandimit të sasive shumë të mëdhaja të naftës, nga Tunizia u zbuluan dhe finalizuan me ndihmën e Guardia di Finanza Durrës. Dyshohet se nafta kontrabandë është ngarkuar në det të hapur nga një tjeter mjet detar.
"Ari i zi 2"
Në kuadër të operacionit të sotëm që u quajt 'Ari i zi 2' Policia shpalli në kërkim dy organizatorët Juxhin Koka dhe Serxha Sula, banues në Durrës dhe po vijon intensivisht puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre.
Në pranga ranë dhe pjesëtarë të ekuipazhit, të anijes 'Besart' Mohammed Sallit, 56 vjeç, kapiteni i anijes, Ëissan Broud, 42 vjeç, ndihmës i oficerit të parë, Hassan Broud, 47 vjeç, shefi i inxhinierëve, Sami Shanta, 25 vjeç, shefi i ofiçinës, Faez Ismaeil, 23 vjeç, mirëmbajtës i pompave të naftës, si dhe shtetasi shqiptar Nedio Mejdani, 34 vjeç, oficer i parë i anijes.
Anija 'Besart' ishte ankoruar në portin e Durrësit 7 ditë më parë.
Balastrat ishin mbushur me naftë
Në të dyja rastet nafta ishte fshehur në balastrat e anijes, që është pjesa fundore e anijes. Ajo shërben për ekuilibrin e anijes në lundrim kur ajo nuk ka ngarkesë Mbushet me ujë deti. Në të dyja rastet e kanë modifikuar dhe mbushur me naftë.
Te arrestuar
Mohammed Sallit, 56 vjeç, kapiteni i anijes shtetas sirian
Ëissan Broud, 42 vjeç, ndihmës i oficerit të parë, shtetas sirian
Hassan Broud, 47 vjeç, shefi i inxhinierëve,shtetas sirian
Sami Shanta, 25 vjeç, shefi i ofiçinës, shtetas sirian
Faez Ismaeil, 23 vjeç, mirëmbajtës i pompave të naftës, shtetas sirian
Nedio Mejdani, 34 vjeç, oficer i parë i anijes, shtetas sirian
Në kërkim
Juxhin Koka - Banues ne Durres
Serxha Sula - Banues ne Durres
''Ari i zi 2'
Operacioni ''Ari i zi 2' u finalizua në vijim të veprimeve policore, me qëllim goditjen e rasteve të kontrabandimit të sasive shumë të mëdhaja të naftës, nga Tunizia, me anije, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Durrës, Antikontrabanda dhe Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit të DVP Durrës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare e DPPSh-së, Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Durrës, Guardia di Finanza Durrës, si dhe Dega e Doganës Durrës.
Më tej, gjatë këtij operacioni, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 5 pjesëtarë të tjerë të ekuipazhit të anijes, përgjegjës për mirëmbajtjen e mjetit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
'Ari i zi' Dje u kapen 670 tonë naftë
Një ditë më parë (13 janar 2025) në portin e Porto Romanos u sekuestruan 670 ton naftë kontrabandë. Gjatë operacionit të koduar “Ari i zi”, u sekuestruan 670 000 litra naftë e kontrabanduar me të njëjtën mënyrë, si dhe u identifikuan 10 shtetas të implikuar në rast. Anija "Aya Zanoubya" transportonte materiale ndërtimi dhe mbante flamur të huaj, atë të Tanzanisë, por brenda kishte fshehur edhe sasitë e konsiderueshme të naftës.
Mohammd Kahilah, kapiten i anijes, shtetas sirian
Eneo Cano marinar
Sushil Vema - oficer i pare, shtetas indian
Eduard Skora, 59 vjeç, banues në Durrës,
Florian Biba, 29 vjeç, banues në Zvicër
Njoftimi i policise
Brenda 24 orëve, finalizohet një tjetër operacion policor kundër kontrabandimit të sasive shumë të mëdhaja të naftës, nga Tunizia.
Operacioni “Ari i zi 2”, sekuestrohen 400 000 litra naftë dhe anija në balastrat e së cilës ishte fshehur kjo sasi, me qëllim kontrabandimin.
Në pranga 6 shtetas dhe në hetim 5, sirianë, egjiptian dhe shqiptar, pjesëtarë të ekuipazhit të anijes.
Shpallen në kërkim 2 organizatorët e dyshuar të rastit.
•Dje, gjatë operacionit “Ari i zi”, u sekuestruan 670 000 litra naftë e kontrabanduar me të njëjtën mënyrë, si dhe u identifikuan 10 shtetas të implikuar në rast.
Në vijim të veprimeve policore, me qëllim goditjen e rasteve të kontrabandimit të sasive shumë të mëdhaja të naftës, nga Tunizia, me anije, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Durrës, Antikontrabanda dhe Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit të DVP Durrës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare e DPPSh-së, Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Durrës, Guardia di Finanza Durrës, si dhe Dega e Doganës Durrës, finalizuan operacionin policor të koduar “Ari i zi 2”.
Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit sirianë Mohammed Sallit, 56 vjeç, kapiteni i anijes, Ëissan Broud, 42 vjeç, ndihmës i oficerit të parë, Hassan Broud, 47 vjeç, shefi i inxhinierëve, Sami Shanta, 25 vjeç, shefi i ofiçinës, Faez Ismaeil, 23 vjeç, mirëmbajtës i pompave të naftës, si dhe shtetasi shqiptar Nedio Mejdani, 34 vjeç, oficer i parë i anijes.
Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim organizatorët e dyshuar të këtij rasti, shtetasit Juxhin Koka, 31 vjeç, banues në Tiranë, dhe Serxha Sula, 32 vjeç, banues në Durrës. Vijon intensivisht puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre.
Më tej, gjatë këtij operacioni, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 5 pjesëtarë të tjerë të ekuipazhit të anijes, përgjegjës për mirëmbajtjen e mjetit.
Nga kontrolli në anije, në balastrat që shërbejnë për balancimin e mjetit, u gjetën 400 000 litra naftë e dyshuar e kontrabanduar nga Tunizia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Shqiptarja.com zbulon emrat e dy personave të shpallur në kërkim si organizatorë të ardhjes kontrabandë të ngarkesës prej 670 ton (670 mijë litra naftë) nga Tunizia.
Nafta e fshehur në balastrat, pjesa fundore e anijes që shërben për ekuilibrin e anijes në lundrim kur ajo nuk ka ngarkesë. Zakonisht mbushet me ujë deti.
Në kuadër të operacionit “Ari i zi”, vijon puna për kapjen e shtetasve Eduart Skora dhe Florian Biba. Ndërsa u arrestuan 3 pjesëtarë të ekuipazhit, kapiteni, oficeri I parë dhe marinari.
Organizatorët rezultojnë të jenë pronarë të disa subjekteve me veprimtari në fushën detare por dhe në tregtimin me pakice te karburantit
Sipas QKB-së, Eduard Skora rezulton zotërues 50% të aksioneve të subjektit 'Envi & E.E, me veprimtari në fushën detare, ndërsa 50 % e aksioneve janë të Dritan Kuçit.
Ndërsa Florian Biba rezulton pronar 100% i subjektit “Dean Maritime Shiping’ me veprimtari në transport detar kombëtar dhe ndërkombëtar te mallrave dhe produkteve të ndryshme, për vete dhe për të tretë. Agjenci detare, spedicionere. Agjenci transporti udhëtarësh dhe mallrash. Gjithashtu rezulton aksioner 100 % ne "BATIMARINE OËNER SHIP"
Pë operacionin "Ari i zi 2' në kërkim jane Juxhin Koka - Banues ne Durres, Serxha Sula - Banues ne Durres
Ndërkohë Juxhin Koka rezulton aksioner 100 % i subjektit 'KOKA OIL 2018' me veprimtari tregtimin me pakice te benzines, naftes, gazit, lubrifikanteve, gazit te lengshem. dhe te gjithe produkteve dhe nenprodukteve te tyre. Veprimtari sipermarrje industriale, transport mallrash dhe individesh brenda dhe jashte vendit; Agjensi informacioni, turistike, konsulence tregtare e sherbime te ngjashme me to.
Bravooo Ic mos i lini kontrobandista te poshterit duan te ulin cmimin e naftas Ska ne jemi njshat cmimet do i mbajm me te larta se ne itali Kurse naften ton do ua falim miqve
Përgjigju