Foto ilustruese

Kapet ‘skifteri’ i banesave dhe portofolave në Kavajë, shpërndante edhe drogë në doza të vogla

27 Shtator 2020, 13:00| Përditesimi: 27 Shtator 2020, 13:03

  • Share

KAVAJË- Policia ka vënë në pranga një 46 vjeçar i cili kryente vjedhje banesash dhe portofolash.

Po ashtu Artur Gjoci, 46 vjeç me precedent penal të mëparshëm në fushën e narkotikëve, kryente sërish të njëjtën veprimtari kriminale duke shpërndarë lëndë narkotike në doza të vogla.

Në banesën e 46-vjeçarit janë sekuestruar  277 gramë lëndë narkotike kanabis, si dhe bimë të kultivuar në oborrin e banesës.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se Gjoci është autor i disa vjedhjeve, konkretisht:

- Më datë 26.09.2020 ka vjedhur banesën e  F. H.

- Më datë 19.07.2020 i ka vjedhur  E. S., çantën e dorës.

-Më datë 28.06.2020 ka vjedhur banesën e F.Sh.

Gjatë marrjes në pyetje 46-vjeçari ka pranuar autorësinë e vjedhjeve të lartpërmendura dhe të sendeve të kundra ligjshme të sekuestruara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?