Poloni

Kapet spiuni rus në Poloni, dënohet me 10 vjet burg, akuzohet edhe për korrupsion

23 Shkurt 2023, 12:26| Përditesimi: 23 Shkurt 2023, 12:33

  • Share

Polonia ka dënuar me dhjetë vite burg një spiun rus, i cili kishte “shërbyer” gjatë viteve 2015-2022.

Ai u arrestua për herë të parë prillin e kaluar me dyshimin se i kishte dhënë shërbimit të inteligjencës ruse informacione për gatishmërinë ushtarake të Forcave të Armatosura Polake dhe trupave të NATO-s.

I dyshuari, i cili prej shumë vitesh jeton dhe ushtron aktivitete biznesi në Poloni, është akuzuar edhe për disa vepra korrupsioni.

Një zëdhënëse e prokurorisë së qarkut në Gdansk, tha se rasti është një nga “disa” aktivitetet në lidhje me shërbimet e inteligjencës ruse dhe bjelloruse kundër ushtrisë polake.

kujtojmë, që edhe një gazetar spajoll ka shërbyer si spiun rus duke i dhënë të njëjtat informacione Rusisë.


Lajmi kryesor:

Lufta/ OKB miraton rezolutën: Rusia të dalë menjëherë nga territori i Ukrainës, duhet paqe e plotë! 141 vende pro, asnjë vend i madh kundër! Kina dhe India abstenim


F.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?