Idriz Batha

Kapiten me Tiranën dhe Patizanin, Idriz Batha largohet pas pak muajsh nga Arabia Saudite

29 Nëntor 2023, 17:43| Përditesimi: 29 Nëntor 2023, 17:44

  • Share

Vetëm katër muaj zgjati aventura e Idriz Bathës në ligën e dytë të Arabisë Saudite. Mesfushori gjirokastrit ka njoftuar largimin nga Al-Najma nëpërmjet një reagimi në kanalet e komunikimit.

31-vjeçari kishte kontratë me arabët deri verën që vjen, teksa gjithçka është zgjidhur me konsensus. Përpara se të kalonte në Arabinë Saudite, Batha ishte pjesë e UTA Arad për dy sezone në elitën e Rumanisë.

Mesfushori mbahet mend për grintën në fushë, teksa gjithçka e nisi te Partizani, për të luajtur më pas edhe me Besën, Teutën dhe Flamurtarin. Rikthimi te Partizani ishte i duhuri, aty ku u bë edhe kapiten.

Më pas karriera e tij vijon në Vlorë dhe më pas te Tirana, ku fitoi titullin kampion në sezonin 2019-20, si edhe çmimin e lojtarit më të mirë po atë sezon. Veç tyre ai siguroi edhe dashurinë e tifozëve dhe shiritin e kapitenit te bardheblutë. Një rikthim në Superligë nuk do bënte habi për Bathën.

"Faleminderit Al Najma. Një eksperiencë e shkurtër, por që do të mbetet gjatë në memorien time. Ju uroj shumë suksese dhe gjithë të mirat”, shkruan Batha në mesazhin e lamtumirës.

Mesazhi i Bathës

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?