Koreografia për lamtumirën e Ademit

Kapiteni Arijan Ademi u tërhoq pas 13 vitesh, Dinamo e Zagrebit merr vendimin unik për shqiptarin

31 Mars 2023, 16:23
  • Share

Arijan Ademi i ka dhënë lamtumirën skuadrës së Dinamo Zagreb pas 13 vitesh, duke vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë në kampionatin kinez të futbollit. Mesfushori shqiptar me origjinë nga Maqedonia e Veriut, por i lindur dhe i rritur në Zagreb të Kroacisë, dje u prezantua te skuadra e tij e re, Beijing Gouan.

Me këtë rast atij iu organizuar një lamtumirë e paharruar nga grupi i tifozëve të Dinamos, “BBB”, ndërsa së fundmi Ademi është nderuar në mënyrë të veçantë edhe nga vetë klubi, drejtuesit e të cilit kanë thyer traditën dhe për herë të parë në histori do të tërheqin numrin e një fanelle, e gjithë kjo në nder të mesfushorit shqiptar i cili përfaqëson Maqedoninë e Veriut në arenën ndërkomëbtare.

“Arijan Ademi, simboli, modeli, kapiteni dhe lideri, u largua nga GNK Dinamo pas gati 13 vitesh me fanellën blu. Ditët e kaluara janë shkruar me qindra komunikata dhe mesazhe tifozësh me rastin e lamtumirës së kapitenit dhe vetë klubi e ka falënderuar emocionalisht Ademin për gjithçka që ka dhënë për fanellën blu.

Kapiteni ynë e meritoi, para së gjithash, me paraqitjet, golat, asistimet, trofetë dhe më e rëndësishmja, me sjelljen e tij. Vitet që kaloi në klub do të jenë gjithmonë një frymëzim i pashtershëm për të gjithë lojtarët e Dinamos. Është e pamundur të shprehim plotësisht respektin dhe mirënjohjen që ndjejmë për kapitenin tonë. Në të njëjtën kohë, klubi ka marrë vendim që numri 5 të tërhiqet nga përdorimi në skuadrën blu derisa Arijan Ademi të vendosë të mos luajë më aktivisht në futboll, pra deri në përfundimin e karrierës së tij", njofton Dinamo Zagreb.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?