Hames Rodriguez dhe Papu Gomez

Sport

Kapiteni Gomez kërkon James Rodriguez te Atalanta: Eja te ne, do të jap numrin 10

28 Janar 2019, 18:31| Përditesimi: 28 Janar 2019, 18:34

  • Share

Në Bergamo, më saktë te Atalanta, ekipi është me entuziazëm të lartë pas barazimit dramatik 3-3 me Romën. Ekipi që drejtohet nga Gasperini ëndërron vendin e katërt në kampionat që të dërgon në “Champions”, por për këtë duhet përforcime të rëndësishme. 

Duke parë se klubi e ka të vështirë për të afruar emra të mëdhenj kapiteni Papu Gomez po bën çështe e mundur për ta ndihmuar. Menjeherë pas ndeshjes me Romën, sulmuesi Zapata, autori i një goli, postoi një foto në ‘instagram’ ku nuk mungoi edhe komenti i Hames Rodriguezit, bashkëkombasit të tij. Gomez nuk e ka humbur shansin dhe ka komentuar në komentin e James duke shkruar: “Nëse doni të provoni futbollin italian, Atalanta është shtëpia juaj. Do të jap edhe numrin 10”.

Një ftesë origjinale që në rast se përfundon me sukses, me shumë mundësi banorët e qytetit do jenë të gatshëm ta bëjnë Gomezin kryetar të bashkisë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?