Trajneri i Meksikës Andres Guardado dhe Neymar

Sport

Kapiteni i Meksikës hakmerret ndaj Nejmar: Po tani, kush po shkon në shtëpi?

7 Korrik 2018, 01:20| Përditesimi: 7 Korrik 2018, 01:25

  • Share

Andres Guardado, kapiteni i përfaqësueses së Meksikës, nuk është vonuar t’i kujtojë  Nejmarit fjalët e thëna nga braziliani kur ky i fundit u bë protagonist në eliminimin e Meksikës. Futbollisti brazilian kishte deklaruar pas asaj ndeshje se meksikanët duhet të niseshin për në shtëpi.

“Po tani, kush po kthehet në shtëpi” – shkruan Guardado në një foto të postuar në Instagram, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes.

Shumë futbollistë meksikanë u ankuan për lojën jo të ndershme të Nejmarit në ndeshjen me Meksikën, e me sa duket, tani ka ardhur koha që të hakmerren ndaj lojtarit i cili u largua përsëri i dëshpëruar nga një Botëror.

Në mënyrë të befasishme Brazili i dha lamtumirën sonte Botërorit Rusi 2018 pas difatës që pësoi nga Belgjika në çerekfinale me rezultat 1-2.

De Bruyne sonte ishte në formën e tij më të mirë dhe arriti që të shënoj gol në minutën e 31’të te ndeshjes, gol që e kualifikojë Belgjikën në gjysmëfinale.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?