Për Report Tv, Kapiteni i Portit të Durrësit, Tauland Allka, deklaron se anija e cila është fotografuar nga lart, është një anije thellimi me emrin “Butrinti” (split barge) me flamur shqiptar që bën transportimin e mbetjeve organike nga grykëderdhja e hidrovorit të Durrësit, në thellësi 3 milje në det në një zonë, sipas portit, të përcaktuar për këtë qëllim.
“Njollat e pretenduara vaj janë mbetje sendimenti (humus) krijuar nga grykëderdhja e hidrovorit të Porto Romanos prej dekadash! Në foto shikohet trubullira që shkaktohet nga shkarkimi dhe kthesa e anijes për t’u futur përsëri në port”, thuhet në reagimin për Report Tv.
Lajmi kryesor:
Ekskluzive/ Krim mjedisor! Shkarkohet vaj i djegur në bregdetin shqiptar! Prokuroria verifikime mbi dy anije në Porto Romano/Pamjet
B.K./ReportTv.al