Gentian Muça, kapiteni i Tiranës është propozuar nga anëtarësia e Partisë Demokratike, degat 8 në Tiranë si kandidat për zgjedhjet e ardhshme si në nivel lokal dhe atë qendror.
Muça është një mes emrave në listën që grupseksioni demokrat në njësinë numër 8 në Tiranë është duke përgatitur.
Pas plotësimit kjo listë do i dërgohet PD në qendër ku do të bëhet seleksionimi i kandidatëve dhe më pas t'i çohet bazës së PD për të votuar emrat e kandidatëve me të cilat do të përfaqësohet PD në zgjedhjet e ardhshme.
Por sipas burimeve Muça nuk ka plotësuar formularin dhe nuk ka ambicie për t'iu futur politkës.