Napoli 1-0 Lecce, Ramadani në dyluftim me Lukakun

VIDEO/ Kapiteni mban Napolin në krye të Serie A, ekipit të Contes i mjafton një gol! Atalanta i shënon 6 herë Veronas, shtyhet Bologna - Milan

26 Tetor, 16:59| Përditesimi: 26 Tetor, 22:42

  • Share

Serie A e futbollit vijoi këtë të shtunë me javën e nëntë. Gjithçka nisi në orën 15:00 me fitoren 1-0 të Napolit kundër Leçes. Ndërkohë Atalanta mposhti 6-1 Veronan, teksa Bologna - Milan u shty për shkak të motit të keq. Të diel spikat Derbi i Italisë mes Interit dhe Juves (18:00).

Në stadiumin "Maradona" Napoli fitoi 1-0 kundër Leçes dhe do vijojë të jetë në krye të Serie A, teksa mund të thellojë distancën pasi rivalët direkt përplasen mes tyre nesër (Inter - Juventus 18:00). Një gol i kapitenit Di Lorenzo në minutën e 73 i dha tri pikë skuadrës së Antonio Contes, ndërsa po të njëjtit VAR i anulloi një gol për pozicion jashtë loje në pjesën e parë. Te vendasit Amir Rrahmani dhe për miqtë Ylber Ramadani luajtën nga minuta e parë. Tanimë Napoli prin renditjen me 22 pikë.

Në Bergamo sfida nuk pati histori pasi Atalanta "shkërmoqi" 6-1 Veronën. Për vendasit nga minuta e parë luajti Berat Gjimshiti. Atalanta shënoi pesë herë në pjesën e parë me De Roon, Retegui, De Ketelaere dhe dopietën e Lookman (që asistoi dy herë të tjera). Pjesën e dytë Retegui shënoi dopietën personale, ndërsa goli i flamurit për miqtë u shënua nga Sarr.

Ndërkohë, sfida e programuar për sot në "Dall'Ara", ajo mes Bolognas dhe Milanit u shty për shkak të kushteve të rënduara të motit. Pritet që Lega Serie A të vendosë një datë për zhvillimin e ndeshjes, teksa gjithçka duhet të luhet para marsit për shkak të kalendarit të ngjeshur.

Serie A, raundi 9-të:

E shtunë, 26 tetor 2024

15:00 Napoli 1-0 Leçe

18:00 Bologna - Milan (e shtyrë)

20:45 Atalanta 6-1 Verona

Renditja:

Ora 17:05
VIDEO/ Ramadani dhe Rrahmani nga minuta e parë, Napoli mposht 1-0 Leçen


Në stadiumin "Maradona" Napoli fitoi 1-0 kundër Leçes dhe do vijojë të jetë në krye të Serie A, teksa mund të thellojë distancën pasi rivalët direkt përplasen mes tyre nesër (Inter - Juventus 18:00). Një gol i kapitenit Di Lorenzo në minutën e 73 i dha tri pikë skuadrës së Antonio Contes, ndërsa po të njëjtit VAR i anulloi një gol për pozicion jashtë loje në pjesën e parë. Te vendasit Amir Rrahmani dhe për miqtë Ylber Ramadani luajtën nga minuta e parë. Tanimë Napoli prin renditjen me 22 pikë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?