Danilo

Sport

Kapiteni 'ngroh' stolin te Juventusi, Danilo bën gati 'valixhet' që në janar

26 Shtator 2024, 15:59| Përditesimi: 26 Shtator 2024, 16:00

  • Share

Mbrojtësi dhe kapiteni i Juventusit, Danilo nuk është i preferuar nga trajneri Tiago Motta. Paçka eksperiencës dhe peshës që ai mban në ekip, tekniku e ka aktivizuar pak mbrojtësin këtë fillim sezoni.

Për këtë, braziliani është duke menduar të largohet në një tjetër ekip qysh në merkaton e janarit 2025. Nga 6 ndeshje zyrtare, braziliani luajti 5 minuta në Serie A dhe 33 minuta në Champions League.

Sipas “Corriere della Sera” mbrojtësi po mendon të largohet nga bardhezinjtë që në merkaton e dimrit. Kontrata që e lidh Danilon me Juventusin skadon më 30 qershor 2025 dhe do të rinovohej automatikisht nëse arrin 50% të paraqitjeve.

Një hipotezë e cila, për momentin duket joreale. Siç raporton gazeta italiane, braziliani nuk është aspak i kënaqur me mungesën e kohës së aktivizimit dhe për këtë arsye po mendon të ndahet me bardhezinjtë.

Si lider i padiskutueshëm, Danilo këtë sezon e ka parë veten rezervë të Bremer, Cambiaso, Gatti dhe Kalulu. I ardhur nga Manchester City në vitin 2019, ai ka zhvilluar 199 paraqitje për Juventusin, duke shënuar 9 gola dhe dhënë 13 asiste.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?