Ramos shënon golin e tretë ndaj Girona

Kapiteni Ramos udhëheq Realin në Kupë, City-Chelsea finalja e 'Carabao Cup'

25 Janar 2019, 10:15| Përditesimi: 25 Janar 2019, 10:24

  • Share

Në shenjën e kapitenit Sergio Ramos Real Madrid mposhti 4-2 Gironan dhe prenoton gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit. Lozano kaloi shumë shpejt skuadrën katalanase në avantazh ndërsa Los Blancos e përmbysën disavantazhin që në pjesën e parë me golat e Lucas Vasquez dhe kapitenit Sergio Ramos që golin e dytë të ndeshjes e shënon me penallti alla Panenka. Girona nuk dorëzohet dhe barazon në minutën e 66-të me Granell që shënon me penallti. Por Ramos merr rolin e një numri 9-të dhe me kokë në minutën e 77-të kalon sërish Realin në avantazh duke kompletuar dygolëshin personal. Ndërsa francezi Karim Benzema shënon 10 minuta nga fundi dhe mbyll llogaritë. Real Madrid mund 4-2 Gironan në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Mbretit dhe prenoton një vend mes katër më të mirave.

Në ndeshjen tjetër çerekfinale Espanyol dhe Betis u ndanë në barazim 1-1. Borja Iglesias kaloi Espanyol në avantazh ndërsa për andaluzianët barazoi Antonio Sanabria.

Manchester City-Chelsea është finalja e Kupës së Ligës ose Carabao Cup në Angli. Chelsea kaloi me penallti Tottenham në “Stamford Bridge” pasi koha e rregullt përfundoi 2-1 ndërsa Tottenham e kishte fituar 1-0 ndeshjen e parë. Pjesa e parë ishte perfekte për blutë që shënuan me Kante dhe Hazard ndërsa golin e Tottenham e realizoi sulmuesi Llorente. Me penallti Chelsea fitoi 4-2 ku David Luiz realizoi penalltinë vendimtare ndërsa për Tottenham gabuan Dier dhe Lucas Moura.

 

 

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?