Sport
Top 24

Kapiteni shpëton sërish Milanin në frymën e fundit dhe e ngjit të katërtin

5 Nëntor 2018, 07:33| Përditesimi: 5 Nëntor 2018, 07:37

  • Share

Milani arrin një fitore “in extremis” përballë Udineses me rezultatin 0-1 me një gol të shënuar nga kapiteni Alessio Romagnoli në minutën e 97 të një ndeshje që zgjati 100 minuta.

Sfida ishte e luftuar nga të dy ekipet, ndërsa nuk munguan edhe kartonët e kuq dhe dëmtimet, pasi sulmuesi kuqezi Higuain u largua nga fusha.

Por emocionet ashtu si edhe në ndeshjen me Genoa-n, Milani i la për në fund dhe sërish me të njëjtin protagonist,  Romagnoli-n që arriti që të shfrytëzonte një top të Susos duke e dërguar në rrjetë në frymën e fundit.

Me këtë fitore të vuajtur, që ishte e treta radhazi Milani ngjitet në vendin e katërt me 21 pikë, po aq sa edhe Lazio.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?