Virgil van Dijk ka refuzuar sërish rinovimin me Liverpoolin. Kapitenit 33-vjeçar i skadon kontrata më 30 qershorin e këtij viti dhe duket se pas shtatë vitesh e gjysmë do largohet nga "Anfield" me tetë trofe të fituar, me tyre Premier League dhe Champions League.
Nga situata e holandezit duket se do përfitojë PSG, teksa francezët kanë nisur kontaktet e para që në përballjen mes tyre në Champions League. Mediet në Angli shtojnë se për herë të dytë van Dijk ka refuzuar rinovimin dhe pas këtij vendimi fshihet klubi i sheikëve.
Veç 13 herë kampionëve të Francës në garë për të janë edhe Barcelona, Real Madrid, Inter apo Bayern Munich. Fakt është që kjo vonesë e rinovimit do të thotë një largim të mundshëm nga Liverpool në verë.
Komente
