Berat Gjimshiti dhe kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti

Sport

Kapiteni viziton vendlindjen, Bujanoci jep kushtrimin: Berat, mundeni Serbinë!

30 Maj, 08:28| Përditesimi: 30 Maj, 08:35

  • Share

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti ka vizituar vendlindjen e prindërve të tij, Bujanocin, ku ka marrë dashuri nga fansat dhe një kërkesë për të mposhtur Serbinë, në ndeshjen e 7 qershorit në Tiranë.

Përpara se t’i bashkohet përgatitjeve të Kombëtares për dy sfidat e rëndësishme kundër Serbisë dhe Letonisë, kapiteni Berat Gjimshiti bëri një ndalesë me shumë simbolikë në Luginën e Preshevës, vendlindja e prindërve të tij.

Në qytetin e Bujanocit, mbrojtësi kuqezi u prit me nderime nga kryetari i Komunës, Arbër Pajaziti, si dhe nga banorët. Gjimshiti u nderua me një pllakatë mirënjohjeje, si shenjë vlerësimi për kontributin e tij në përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Në ceremoninë e thjeshtë por të ngrohtë, kapiteni u surprizua në hyrje me një buqetë me lule nga një vajzë e veshur me kostum tradicional shqiptar, një simbolikë që vuri në pah lidhjen kulturore dhe emocionale të banorëve të Luginës me kombëtaren shqiptare.

Takimi mori edhe një notë emocionale kur kryetari Pajaziti dha një mesazh të qartë.

“Veç një kërkesë kam, duhet të mundni Serbinë”, u shpreh ai me krenari.

Gjimshiti, i emocionuar nga pritja dhe porosia u përgjigj me qetësi dhe vendosmëri.

“Me kismet. Do Zoti”, duke lënë të kuptohet se mesazhi u kuptua dhe do të mbahet mend në fushën e lojës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Cilat duhet të jenë prioritetet e mandatit të katërt të qeverisë Rama?