Kryeministri Edi Rama paralajmëroi një ‘kapitull të ri’ edhe për PS në Vlorë. Nga qyteti bregdetar, ku zhvilloi një vizitë në bashki dhe më pas inspektoi hapësirat publike, kryeministri tha se ka ‘parazitë’ që janë të majtë e të djathtë.
“Një kapitull i ri do të fillojë edhe për PS e Vlorës, ku janë komanduar dy bashkëkryetar të rinjë Erjona dhe Klevisi. Erjona është edhe deputete ndërkohë që Klevisi është këtë në Vlorë për të mbajtur shtëpinë hapur në mënyrë të pandërprerë Shtepinë e partisë socialiste. Të gjithë kryetarët e organizatës politike do të vlerësohen sipas shërbimit të tyre në 11 Maji. Ndërkohë partia do të hapet totalisht për të krijuar grupe të reja për të ftuar individ të rinj të jenë kontribuues. Do të hapen edhe grupet me qytetarët për të evidentuar çdo gjë në terren në kohe reale. Këtu nuk ka të majtë edhe të djathtë. Këtu tek ne ka parazitë dhe njerëz që janë të gatshëm për t’i shërbyer Vlorës. Parazitët janë edhe të majtë edhe të djathtë. Edhe këta te dytët janë edhe të majtë dhe të djathtë, ne jemi me këta të dytët prandaj jemi të parët. Asnjë parazit s’mund të pretendojë asgjë nga ne se medemek është socialist dhe asnjë njeri i aftë nuk mund të pengohet të bashkohet me ne se është i djathtë. Kaq e thjeshtë është qasja që kemi zgjedhur dhe që shpresoj se me këtë do të bëjmë gjëra të mira për Vlorën”, u shpreh Rama.
