Sport

Kapitulli i Suarezit drejt mbylljes, Barcelona hedh 'grepat' për dy sulmuesit e Milanos

11 Tetor 2019, 16:29| Përditesimi: 11 Tetor 2019, 16:35

  • Share

Sulmuesi i Interit Lautaro Martinez është shndërruar në objektivin kryesor të Barcelonës. Mediat në Spanjë shkruajnë se drejtuesit katalanas e kanë patur edhe më herët në dëshirat e tyre 22-vjeçarin, por paraqitja në Camp Nou në ndeshjen e Champions League i ka binudur totalisht ata.

Gjithashtu përveç Lautaros, i cili shihet si zëvendësuesi ideal i Suarez, në mbikëqyerje është edhe sulmuesi i talentuar i Milanit, Leao, që ka rezultuar e vetmja gjë pozitive te kuqezinjtë në këtë start kampionati.

Hipotezat për lojtarët nuk janë vetëm thashethem merkatoje pasi Barcelona, por edhe vetë Suarez që mbush 33-vjeç, e kanë bë të qartë se po afrohet koha e një sulmuesi të ri në Camp Nou.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?