Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato dhe ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj

Politikë

Kapitulli për mjedisin/ Ambasadori Gonzato takohet me ministrin Jaupaj: Shqipëria duhet të linjëzojë legjislacionin e saj me atë të BE

25 Shtator, 15:50| Përditesimi: 25 Shtator, 15:59

  • Share

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato dhe ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj, kanë zhvilluar një takim ditën e sotme, ku fokusi i diskutimit ishte ‘Kapitulli 27’ për integrimin në BE.

Në një postim në Facebook, Gonzato shkruan se mbrojtja e natyrës, menaxhimi i mbetjeve, përmirësimi i cilësisë së ujit dhe ajrit, si dhe lufta kundër krimeve mjedisore janë sfida kyçe në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

Ndërsa po ashtu ambasadori thekson se Shqipëria duhet të linjëzohet me legjislacionin e BE-së për të përmbushur kriteret përmbyllëse për Kapitullin 27, i cili konsiderohet si grupkapitulli më i vështirë për integrimin në BE.

Postimi i plotë:

Mbrojtja e natyrës, menaxhimi i mbetjeve, përmirësimi i cilësisë së ujit dhe ajrit, si dhe lufta kundër krimeve mjedisore janë sfida kyçe në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Përballimi i këtyre sfidave do të sjellë përfitime të drejtpërdrejta në jetën e përditshme të qytetarëve shqiptarë.

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, diskutoi këto përparësi me Ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj.

Shqipëria duhet të linjëzohet me legjislacionin e BE-së për të përmbushur kriteret përmbyllëse për Kapitullin 27 (Mjedisi dhe ndryshimet klimatike).

 Ambasadori Gonzato siguroi ministrin se BE-ja do të vazhdojë të punojë ngushtësisht me autoritetet shqiptare për t’i mbështetur në zbatimin e këtyre përparësive.

---

Protecting nature, managing ëaste, improving ëater and air quality, and dealing ëith environmental crime are key challenges on Albania’s EU path. Tackling these challenges ëill directly benefit the daily lives of Albanian citizens.

EU Ambassador Silvio Gonzato discussed these priorities ëith Minister of Environment Sofjan Jaupaj. Albania must align ëith the EU acquis to meet the closing benchmarks for Chapter 27 (Environment and Climate Change).

Ambassador Gonzato reassured the minister that the EU ëill continue to ëork closely ëith Albanian authorities to support them in the implementation of these priorities.

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • lia: 26/09/2025 11:28

    Ta linjezoje pse jo duke shkaterruar edhe ate qe ka mbetur se ka menduar billi per kete pune gjalpi artificial , mish artificial per perime e fryta sbehet fjale se jemi rruges drejt transhumanizmit a pika ju rafte ke mbetur bota ne duart e ketyre te cmendurve .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?