Kapitullimi pa kushte, skuadrat shqiptare humbin 1 milionë euro! Rrezikohet zbritja nga UEFA, trajneri i Laçit: E turpshme

29 Korrik 2022, 11:50| Përditesimi: 29 Korrik 2022, 15:36

  • Share

Të shpërfytyruara dhe të dorëzuara pa kushte mbyllën aventurën europiane skuadrat shqiptare në Kupat e Europës. Dështimi më i rëndë erdhi nga Laçi, që pas barazimit 0-0 në Moldavi, u shkatërrua 1-4 nga Petrocub në ‘Elbasan Arena’ edhe pse kurbinasit kaluan të parët në avantazh.

“Nuk kam fjalë të them. Ka qenë fitore totalisht e merituar. Në 30 minutat e fundit skuadra ishte jashtë çdo parametri. Mesfushë nuk kemi fare pavarësisht se kemi shumë mungesa. Megjithatë s’ka justifikim pasi ishte një humbje e turpshme,”- shprehet Shpëtim Duro, trajner i Laçit.

Aventurën në turin e dytë të Conference League e mbylli edhe Vllaznia. Pas barazimit 1-1 në Shkodër skuadra e Mirel Josës kapitulloi 3-0 në Rumani në favor të Craiova-s.

Ashtu siç e nisi, me humbje, ashtu edhe e mbylli skuadra kampione e Shqipërisë Tirana në Conference League. Pas disfatës 0-1 në kryeqytet javën e kaluar bardheblutë u mposhtën edhe në Bosnje, por me rezultatin 3-2 në favor të Zrinjski Mostar.

Përveç zhgënjimit në aspektin sportiv eliminimi i klubeve shqiptare në raundin e dytë kualifikues të Conference League la bosh edhe arkat. Llogaritet që klubet tona humbën rreth 1 milionë euro nga këto disfata, ndërsa futbolli shqiptar me këtë ritëm rezultatesh rrezikon të zbresë në renditjen e UEFA-s dhe për rrjedhojë të reduktohet numri i skuadrave që marrin pjesë në kompeticionet europiane.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirona: 29/07/2022 12:36

    Merni shembull nga SHKËNDIJA TETOVËS . Kemi futboll BARRBON pa pikë prespektive. Ti thoni FALIMNERIT SKËNDERBEUT që nrejti nivelin e futbollit tonë në europë.Pamvarsisht trrukimeve ka qen ekipi më i mirë i ktyne 32 viteve të funit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?