Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Naqe Çulev ka reaguar përsa i përket sasisë rekord të kokainës të kapur në fshatin Krushopek të Komunës së Sarajit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çulev bën me dije se kapja dhe më pas sekuestrimi i 1.3 ton kokaine tregon qartë se “ka ardhur fundi i kohës kur udhëheqja e Ministrisë së Brendshme bashkëpunonte dhe mbështeste strukturat kriminale”.
Sipas Çulev, Ministria e Brendshme në këtë moment ka ndërmarrë sërë masash dhe se gjithë kapaciteti i saj është vendosur në mbrojtje të sigurisë dhe qytetarëve.
“Ministria e Brendshme në këtë moment ka ndërmarrë spektër të gjerë të masave dhe aktiviteteve operative. Tërë kapaciteti i këtij institucioni tashmë është vënë në shërbim të qytetarëve dhe mbrojtjen e sigurisë së vendit. Ky është fundi i kohës kur udhëheqja e Ministrisë së Brendshme po bashkëpunonte dhe po mbështeste strukturat kriminale në vendin tone”, shkruan Çulev teksa shton se informacione shtesë për rastin do të bëhen publike nesër.
Ministri i përkohshëm, i cili u propozua nga partia opozitare VMRO-DPMNE, aktualisht është i përfshirë në një betejë në zhvillim me paraardhësin e tij, tashmë kryeministër i përkohshëm, Oliver Spasovski, mbi kontrollin e Ministrisë. Culev e ka akuzuar Spasovskin për një listë të gjatë të çështjeve si të paaftësisë ashtu edhe të korrupsionit, por kryesor ndër akuzat është marrëdhënia e ngushtë që partia në pushtet ka me partitë e ndryshme kriminale.
Lajmi kryesor: