Kapja e vrasësve në Durrës, Sandër Lleshaj: Goditje e fortë kundër krimit

1 Maj 2020, 12:20| Përditesimi: 1 Maj 2020, 12:21

  • Share

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj shprehet se zbardhja e plotë dhe arrestimi i të dyshuarve për dy vrasje në Durrës është një sukses i rëndësishëm i Policisë së Shtetit. "Kjo goditje tjetër e fortë kundër krimit të organizuar provon se as pandemia dhe asgjë tjetër nuk arrin të cenojë sadopak angazhimin e Policisë sonë në këtë front prioritar.

Lufta kundër krimit të organizuar, kundër kultivimit dhe trafikimit të bimëve apo lëndëve narkotike, përmirësimi i parametrave të sigurisë rrugore dhe angazhimi i fortë kundër dhunës në familje janë prioritete absolute për Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit.

Policia e Shtetit, drejtuesit dhe punonjësit e saj në të gjitha nivelet meritojnë urimet më të mira për sukseset e shënuara gjatë gjithë këtyre ditëve të pazakonta, ku spikat pa dyshim, goditja e fortë në Durrës.

Të njëjtat falënderime i drejtohen dhe prokurorëve të Prokurorisë Durrës, të cilët kontribuuan thelbësisht në suksesin e operacionit "Shën Vlashi", duke dëshmuar kështu bashkëpunimin përherë e më të mirë mes Policisë së Shtetit dhe degëve të Prokurorisë në të gjithë vendin.

Për këdo që ka humbur rrugën e jetës së ndershme dhe është futur në udhën qorre të krimit, një gjë duhet të jetë e qartë: është vetëm çështje e shkurtër kohe. Të gjithë do të përballen me ligjin. Edhe njëherë urime për Policinë Shqiptare" shkruan ai.

Komento

Komente

  • Je me i miri..Me ne fund njerezit Mund te marin fryme ..: 01/05/2020 12:29

    Policia duhet Falenderuar ,,Rrezikojne Jeten per Popullin..qe te Jetoje i Lire..Kriminelet ne Kafaz por me denime pake me afategjate,,se po dalin shpejte ,,dhe Po perserisin krimet ..

    Përgjigju
    • Tini: 01/05/2020 15:07

      Bravo, bashkëpunim i shkëlqyer Polici&Prekorori. Suksese.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?