Politikë

‘Kapni kunatin dhe Hotët, zhdukni Xhelal Mziun’, videoja epike për ‘Foltoren’ e Berishës: 'Nuk luftohet Amerika me hajvanë si ju’

23 Tetor 2021, 19:35| Përditesimi: 23 Tetor 2021, 19:38

  • Share

Një video që ironizon zhvillimet në Partinë Demokratike pas përjashtimit të Sali Berishës nga Lulzim Basha, ka nisur të qarkullojë dhe të përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale. Videoja shpjegon prapaskenat dhe qëllimin e maskuar të ‘Foltores’ së Sali Berishës, një mënyrë të veçantë, përmes ironisë dhe paralelizmit. Protagonist i videos është Sali Berisha, i cili në rastin konkret krahasohet me Adolf Hitlerin, në një moment dëshpërimi, gjatë luftës në dy fronte, kundër Perëndimit dhe Rusisë.

Nëse Hitleri në film u jepte udhëzime, kritikonte, shante dhe kërcënonte gjeneralët për të vijuar luftën sipas marrëzive të tij, Berisha i jep ‘urdhra’ rrethit pranë ‘Foltores’ për luftën kundër SHBA, ambasadores amerikane Yuri Kim si dhe për ‘goditjen’ e deputetëve që i janë bashkuar Lulzim Bashës, fisit Hoti etj.

Videoja epike nis me një ‘raportim të gjeneralëve’ para Berishës, sipas të cilëve Kimetja (ambasadorja amerikane Yuri Kim) nuk po ‘dorëzohet’ për  ta hequr nga lista e zezë, pavarësisht presionit me ‘Foltoren’. Ata ‘propozojnë’ hapjen e disa llogoreve të reja sulmi nga fshati i Ilir Metës dhe Çim Pekës, gazetar pranë Familjes Berisha, i pozicionuar në luftën kundër Bashës dhe SHBA.

I dëshpëruar për fundin e betejës kundër tij, Berisha mban në zyrë vetëm tre ‘gjeneralët’ më të besuar, Flamur Nokën, Bujar Nishanin, Edi Palokën, të cilëve u flet për tradhtinë e Bashës, shitjen e sovranitetit të PD-së tek amerikanët etj., por nga ana tjetër u kërkon llogari se pse ende nuk kanë kapur kunatin e Bashës.

Një nga momentet kulmore të videos është kur Berisha shprehet se ‘nuk luftohet amerikane me hajvanë si ju’, ndërsa kërkon ‘eliminimin’ e Xhelal Mziut, i cili braktisi ‘Foltoren’ në Dibër, duke u pozicionuar në krah të Bashës.

Komento

Komente

  • Hoti: 24/10/2021 03:35

    Shume e bukur. Sa e bukuuuur, me e bukur se shemtia e Meros me Ramen bashke.

    Përgjigju
  • Iris: 24/10/2021 02:03

    Video e bukur,por kam nja dy verejtje.Ne video mungon Shkelzeni dhe Tritan Shehu,te cilin e ka shume besnik.Pastaj pse Mali me Gropa? Ai njihet boterisht qe eshte domein i Likes,me mire Lalzi.Mos harroni qe macokeve nuk u pelqen te ndajne kafazin.

    Përgjigju
  • ilir meta: 23/10/2021 21:53

    hahahhahahaaha merrni edhe ijen!!!! hahahhahahha ha ha ha a a

    Përgjigju
  • Liri: 23/10/2021 21:48

    E ka qar ai qe ka pregati kete vidio. Hallall. Besi te mar edhe xhensilen... Kercen bukur

    Përgjigju
    • xhikja: 24/10/2021 18:42

      edhe knon bukur o liro

  • drini: 23/10/2021 20:43

    Me e bukur per mua ishte batuta: te sjellin Ilir meten me Bes kallakun dhe Ijen

    Përgjigju
  • Bond: 23/10/2021 20:18

    Hahahahahahahhaaaaaaa......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?