'Kapriçiot' e motit dëmtojnë pataten e vjeshtës në fushat e Divjakës, fermerët: E shesim me 45 lek/kg, nuk mbulojmë sot as koston

3 Dhjetor 2023, 16:19| Përditesimi: 3 Dhjetor 2023, 17:05

  • Share

Kultivuesit e patates së vjeshtës në Divjakë duke përfituar nga përmirësimi i motit po punojnë me intensitet për vjeljen e prodhimit.

Kapriçiot e motit, me thatësirë të tejzgjatur, shira të rrëmbyeshëm gjatë muajve teto-nëntor, penalizojnë prodhimin e këtij sezoni.

Rendimenti i ulët, i cili është 50% më pak se një vit më parë dhe çmimi 40 deri ne 45 lekë për kilogram bën që fermerët të mos nxjerrin fitime, por të mbulojnë vetëm koston e prodhimit.

'Rendimenti është shumë i dobët për arsye se farërat moti, çdo gjë nga pak ndikojnë në prodhimin e patates. Çmimi i lartë i karburantit që e nxjerrë me kosto shumë të lartë. Tregu, që do vuajmë për ta shitur si gjithmonë me çmime shumë të ulëta. Patatja sot varion me çmim 40-45 lekë për kg. Shumë çmim i ulët nuk mbulon shpenzimin e vet.'- u shpreh një fermer.

Këtë sezon fermerët kanë mbjellë rreth 300 hektarë me patate.

'Shumë i ulët prodhimi. Arsyet janë moti i keq. Toka është e plehëruar me pleh organik. Me ujë që si mungon. Çmimi me 45 lekë.'- tha një fermer.

Kushtet klimatike dhe zgjedhja e kultivarëve të përshtatshme bën që Divjaka të jetë e vetmja zonë në vend që mbjell patate dy herë brenda një viti.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?