Dëbora e parë e rënë sot në Kosovë

Kapriçot e motit, bie dëbora e parë në Kosovë, ulje e ndjeshme temperaturave dhe reshje

11 Nëntor, 10:55| Përditesimi: 11 Nëntor, 10:58

  • Share

Ndërsa temperaturat dhe kushtet atmosferike po shfaqin ‘kapriçot’ e tyre edhe gjatë muajit Nëntor, bie dëbora e parë në Kosovë.

Në zonat kodrinoro-malore, tashmë kanë filluar edhe reshje të borës. Një pjesë e fshatit Meheti në komunën e Podujevës, raportohet nga mediat kosovare se sot (11 Nëntor) është mbuluar nga bora. Reshje bore ka pasur dhe në Printë e Fushë-Kosovë.

Bora e parë ka mbuluar një pjesë të Gërmisë, e këto pamje shihen edhe përmes fotografive që kanë realizuar disa qytetarë aty. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti sot pritet të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Moti i ngjashëm pritet të jetë edhe gjatë ditëve të tjera të javës.

Gjithashtu reshje të izoluara shiu e bore të karakterit lokal, jo vetëm në zonat malore, por edhe në ultësira. Reshjet e borës pritet të paraqiten qysh në orët e para të 24-orëshit në zona të caktuara.

Temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej -3 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 4 deri në 8°C.

Bora e parë në Kosovë

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?