"Kapriçot e motit", bora dhe ngricat e prillit dëmtojnë pemët e lulëzuara! Agronomi në Dibër: Pritet rënie e prodhimit me 20%

22 Prill, 16:08| Përditesimi: 22 Prill, 16:35

  • Share

Reshjet e dëborës, të pazakonta për stinën e pranverës kanë sjellë dëme në pemëtari. Agronomi dibran, Arshi Beqiri u shpreh për ‘Report TV’ se bora është shoqëruar me ulje të temperaturave dhe ngrica në zonat malore, si Trebisht, Kalaja e Dodës dhe Selishte, duke dëmtuar pemët e lulëzuara.

“Është çmenduri e motit, rënia e dëborës në këtë periudhë ndodh rrallë! Me zbritjen e temperaturave, deri në zero gradë celsius, krijon akull mbi pemë dhe sjell dëme nga 20 deri në 60 për qind të prodhimit”, u shpreh agronomi.

Në përgjithësi dëmet shkaktohen nga kristalet e akullit mbi frutat e sapokrijuara. Ato përllogariten në 20 për qind të prodhimit të këtij viti.

“Pemët më shumë dëmtohen në lulëzim, ose kur formohen kokrra, pemët janë të ndjeshme ndaj temperaturave të ulëta. Në fazën që janë sot durojnë deri në minus 2 gradë. Në rast se zgjat i ftohti prishen kokrrat bien në tokë. Ka dëme në fshatin Bllace dhe Ostren, etc.”, tha ai.

Reshjet e dëborës gjatë fundjavës që lamë pas kanë sjellë dëme edhe në sektorin e bletarisë. Të gjitha dëmet që shkaktohen nga fenomenet natyrore nuk kompensohen nga shteti, ndaj barra ekonomike bie mbi fermerët e qarkut të Dibrës.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?