Stuhitë e erës kanë bërë që plazhi i Divjakës të boshatiset nga pushuesit. Shezlongët janë zhytur në ujë, dallgë të forta nuk lejojnë plazhistët të futen në det.
Kapriçot e papritura të motit kanë bërë që plazhi i Divjakës të zbrazet nga pushuesit.
Era e fortë dhe dallgët e forta, kanë bërë që pushuesit të largohen dhe mjetet lundruese buzë detit të mbeten në kurth
“E ka mbytur, ca të bëjmë ne. era e fortë ka 3 ditë nuk pushon. Pushuesit nuk rrinë dot në shezlong se është i mbushur me ujë. Unë kam 3 orë që kam ardhur s’di ku të ulem. Duhet të kenë kujdes prindërit se njëherë bëhet e keqja, dje janë mbytur shezlongë nga era e keqe. Nëse vijon gjendja si sot nuk vazhdohet dot plazhi. Lekët i harxhojmë dhe s’po hyjmë në ujë fare, po qe kështu detyrohem të iki”, tha një pushues.
E megjithatë, ngritja e flamujve të kuq që ndalon futjen në ujë të pushuesve, disa prej tyre kanë vijuar të notojnë pa respektuar rregullat dhe të mos i binden urdhrit të rojës bregdetare
“Njerëzit nuk binden, ngela duke i rënë bilbilit. Përgjegjësi mbaj unë nëse ndodh gjë e keqe” tha vëzhguesi i plazhit, Edi Berolli.
E gjithë kjo situatë me mot të paqëndrueshëm për sezonin veror është në dëm të bizneseve përreth.