Kapriçozë dhe të vështirë? Stilistja shqiptare që ka veshur Rihanna-n dhe Maria De Filippi rrëfen në “Rreze Dielli” eksperiencat e saj me yjet botërorë: Ja ‘defektet’ e tyre në stil

19 Janar 2023, 16:28| Përditesimi: 19 Janar 2023, 16:33

  • Share

Dora Koka është stilistja shqiptare e cila punon për firmat më të mëdha të modës në botë. ‘Givenchy’, ‘Armani’, ‘Gucci’,’Prada’ dhe Versace janë disa nga market që ajo ka punuar dhe punon prej 20 vitesh në Itali. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, ajo rrëfeu për punën e saj me vipat më të famshëm botëror dhe kapriçot e tyre në punë.

“Tek Givenchy kam 8 vjet dhe jam  përgjegjëse e atelies Givenchy Italia. Unë jam durrsake, kam mbaruar shkollën në Durrës. Ne i shohim vipat si të pa arritshëm por janë shumë të thjeshtë, janë shumë human, komunikues. Sa më të rëndësishëm janë aq më të thjeshtë janë, kur shohin profesionalitetin, që ne ju realizojmë dëshirat e tyre, ato lihen komplet në duart tona. Kanë një besim të jashtëzakonshëm. Kam pasur një kontakt shumë të ngushtë me ta. I shohim perfekt por kanë shumë defekte, rrallë është që të ekzistojë një trup perfekt” tha ajo.

Disa nga emrat më të njohur me të cilët ka punuar Dora janë  Rihana, John Legend Robbie Williams dhe shumë të tjerë.

“Robbie Ëilliams këndonte ndërsa unë i merrja masat, ishte shumë i thjeshtë. Kostumin e qepur nga unë e veshi kur hapi mondialin e futbollit ndërsa Rihana në një event shumë të rëndësishëm për të zgjodhi Givenchy” tregoi ajo më tej.

Ajo u ndal edhe tek një ndër personazhet jo vetëm tepër e njohur por edhe shumë e dashur për shqiptarët, Maria de Filipi:

“Kur erdhi këtu që u prezantua që e veshëm për festivalin e Sanremo dhe i thash që jam shqiptare “Ëoë  unë jam shumë e kënaqur i tha të tjerëve, largohuni se jam në duar të sigurta”. Mbas provave cdo gjë iu realizuar perfekt. Ajo është shumë humane, i do shumë shqiptarët. Ka shumë respekt për profesionin, beson tek profesionistët. Dhe tani e vesh akoma në të gjithë programet e saj” tha ajo.

Ndërsa ëndrra e saj për të veshur një nga vipat botërorë është këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa.

Kam dëshirë të vesh Dua Lipën dhe t’i flas edhe shqip, është një ëndërr” rrëfeu ajo.

 

 

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gimi: 19/01/2023 17:53

    Kjo teta stilista te shkoj e ti tregoji perrallat edhe tek cim peka se ata ta besojne me shume

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?