Shuma e eurove e sekuestruar

Kronikë

Kapshticë/ Kishte fshehur në kabinën e kamionit 30 mijë euro për ti trafikuar drejt Shqipërisë, procedohet 38-vjeçari

26 Shtator 2024, 08:53| Përditesimi: 26 Shtator 2024, 09:32

  • Share

Një 38- vjeçar me inicialet G. Gj,  është proceduar penalisht nga policia në Kapshticës ditën e sotme, pasi kishte fshehur në kabinën e një kamioni 30 mijë euro me qëllim trafikimin drejt Shqipërisë.

Sipas policisë, kamioni tip ‘Volvo’ më drejtues 38- vjeçarin, u kalua në vijë të dytë, për kontroll të detajuar dhe gjatë kontrolleve, në kasetën e kabinës së kamionit, u gjetën të fshehura 30 000 euro.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. Gj., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

“Gjithashtu, sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shumën e eurove”, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?