KORÇË- Një 50-vjeçar ka tentuar që të kalojë nga dogana e Kapshticës euro të padeklaruara, por është kapur nga autoritet dhe është vënë në hetim.
Bëhet fjalë për 50-vjeçarin e identifikuar me inicialet V. M..
Ai kishte me vete 32 mijë euro të padeklaruara, e ndërsa theksohet se 50-vjeçari u paraqit në doganë si këmbësor.
Njoftimi i plotë i Policisë
Policia Kufitare në Kapshticë parandaloi një rast të tentativës për transfertë të parave në mënyrë të paligjshme. Në bashkëpunim me shërbimet doganore dhe ato të policisë Korçë, në sajë të forcimit të kontrolleve, kanë evidentuar dhe goditur një rast të transfertave të parave në mënyrë të paligjshme jashtë vendit.
Pas analizës së riskut të bërë nga shërbimet e policisë Kufitare, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, shtetasit V. M., 50 vjeç, i cili u paraqit në dalje të Republikës së Shqipërisë si këmbësor, iu gjetën në çantën personale 32.000 euro të padeklaruara nga ana e tij, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndaj të dyshuarit nisi procedimi penal, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprën penale Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”
Njoftim për detyrimin e udhëtarëve për deklarimin e vlerave monetare në Pikat e Kalimit Kufitar Bazuar në ndryshimet e ligjit nr.9917, datë 19.5.2008, i ndryshuar, Administrata Doganore njofton të gjithë personat të cilët hyjnë në/ose largohen nga territori i Republikës së Shqipërisë, janë të detyruar të deklarojnë shumat në të holla, çdo lloj instrumenti të negociueshëm të mbajtësit, metalet ose gurët e çmuar, sendet me vlerë dhe objektet antike, duke filluar nga shuma 10 000 euro ose kundërvlerën e saj në monedha të tjera, qëllimin e mbajtjes së tyre, si dhe të paraqesë dokumente justifikuese përkatëse. Deklarimi kryhet pranë zyrave të Administratës Doganore, në Pikën e Kalimit Kufitar, hyrje apo dalje. Deklarimi kryhet nëpërmjet formularit për raportimin e transportit të vlerave në kufi (RTVK) i cili plotësohet online pranë zyrave doganore në Pikat e Kalimit Kufitar. Deklarimi i rremë apo i pasaktë apo mos deklarimi, bazuar në ligjin e mësipërm, neni 17/1, Administrata Doganore ka të drejtën e vendosjes së gjobës. Kur konstatohet mosdeklarimi ose deklarimi i rremë, paralelisht me vendosjen e gjobës nga Administrata Doganore, trajtimi i rastit bëhet sipas dispozitave të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale. Gjobat për mosdeklarim apo deklarim të rremë janë si më poshtë: a) për shumat nga 10 000 - 19 999 euro ose kundërvlerën e tyre në monedha të tjera të huaja, gjoba është në shumën 20 000 (njëzet mijë) lekë për herën e parë, 10 % të vlerës së padeklaruar për herën e dytë, si dhe 30 % të vlerës së padeklaruar për rastet e tjera; b) për shumat nga 20 000 – 49 999 euro ose kundërvlerën e tyre në monedha të tjera të huaja, gjoba është në shumën 40 000(dyzet mijë) lekë për herën e parë, 20 % të vlerës së padeklaruar për herën e dytë, si dhe 40 % të vlerës së padeklaruar për rastet e tjera; c) për shumat mbi 50 000 euro ose kundërvlera e tyre në monedha të tjera të huaja, gjoba është në shumën 60 000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë për herën e parë, 30 % të vlerës së padeklaruar për herën e dytë, si dhe 50 % të vlerës së padeklaruar për rastet e tjera. KUJDES! Paraqituni pranë Autoriteve Doganore për të plotësuar formularin për raportimin e transportit të vlerave në kufi (RTVK) duke paraqitur dokumente plotësuese që justifikojnë burimin e të ardhurave që deklaroni. Udhëtarët duhet të kenë parasysh se deklarimi kryhet: • Përpara kontrollit të pasaportës nga autoritetet e Policisë dhe Autoritetet e Sigurisë. Nuk ka rëndësi mënyra e udhëtimit tuaj (me avion, anije, makinë, motorr, biçikletë, këmbë). • Nuk ka rëndësi ku ju i mbani vlerat monetare: në çantën e dorës, në bagazhe, në mjetin që udhëtoni. • Edhe nëse mjetet monetare nuk janë në pronësinë tuaj.
PërgjigjuShikoni vulen e tirana bank,thjesht ai duhet ti deklaronte je se jane para te pista
PërgjigjuE verteta është se shumë mërgimtar punojn jashtë shtetit në ndërtim edhe jadhtë orarit te punes. Dhe tashi skan se si me i deklaru parat, pra nuk do te thotë që jan para krimi. Jan euro gjaku djerse punë krahu
PërgjigjuMe e bukura eshte se thonë: “s’kemi bukë të hamë”.
Përgjigju