Mallrat e sekuestruara në kufi

Kronikë

Kapshticë/ Po kontrabandonte ushqime, alkool, cigare dhe celularë nga Greqia, arrestohet në kufi ‘tregtari’ 57-vjeçar (EMRI)

17 Gusht, 14:41| Përditesimi: 17 Gusht, 14:46

  • Share

Korçë- Një ‘tregtar’ 57-vjeçar është arrestuar në flagrancë teksa kontrabandonte me mjetin e tij mallra të ndryshëm, përfshi edhe celularë, nga Greqia për në Shqipëri.

Aksioni është kryer nga drejtoria vendore për Kufirin dhe Migracionin, ndërsa u sekuestruan ehe mallrat kontrabandë. I arrestuari është Theodhori Braholli.

“Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet policore, shërbimet e Policisë Korçë, në PKK Kapshticë, në hyrje të Shqipërisë, kaluan për kontroll në vijën e dytë automjetin me drejtues shtetasin Th. B., 57 vjeç, banues në Plasë. Nga kontrolli, në automjet janë gjetur produkte ushqimore dhe pije alkoolike, dhjetëra steka cigare dhe disa aparate celularë, të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje”, bëri me dije sot (17 gusht) policia.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë 57-vjeçari, për veprat penale “kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” dhe “kontrabanda me mallra të tjerë”, si dhe u sekuestruan mallrat.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Mallrat e sekuestruara në kufi

A.Q/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimi Trump-Putin do të sjellë paqen në Ukrainë?