Kronikë

Kapshticë/ Po trafikonin 8 emigrantë egjiptianë dhe algjerianë drejt vendeve të BE, arrestohen 2 sirianët! Katër prej tyre fëmijë, autorët ndiqeshin prej 2 muajsh (EMRAT+VIDEO)

16 Prill, 13:01| Përditesimi: 16 Prill, 13:05

  • Share

Korçë- Policia Kufitare ka goditur një rast të organizimit dhe trafikimit të qenieve njerëzore nga Greqia në Shqipëri, të emigrantëve të paligjshëm nga vendet e treta, me destinacion vendet e BE-së.

Operacioni është koduar “Lugina 1”, kurse të arrestuarit janë 2 shtetas sirianë; Tarek Abid Eshaq dhe Barud Hajali Ali.

“Këta shtetas ndihmonin emigrantë nga Vendet e Treta, që të kalonin ilegalisht kufirin jeshil me Greqinë, me qëllim kalimin në Mali të Zi dhe më pas në vendet e BE-së. U kapën në flagrancë gjatë natës, në fshatin Kapshticë, duke shoqëruar 8  egjiptianë dhe algjerianë (4 prej tyre të mitur)”, bëri me dije policia vendore.

Nga hetimet e thelluara të kryera prej 2 muajsh rezulton se të dyshuarit e kanë kryer disa herë këtë veprimtari kriminale më parë, por emigrantët janë kapur nga shërbimet policore, në tentativë për të kaluar drejt Malit të Zi.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve, të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë dhe me Prokurorinë e Korçës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Lugina 1”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit sirianë:  S. A., 25 vjeç, dhe T. E., 26 vjeç, për veprën penale "ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpunim”, sqaroi policia.

Ndërkohë që po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë. Dosja penale i ka kaluar prokurorisë vendore.

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?