Mallrat kontrabantë

Kronikë

Kapshticë/ Tentoi të fuste kontrabandë cigare dhe produkte ushqime në Shqipëri, arrestohet 48-vjeçari

31 Maj, 11:58| Përditesimi: 31 Maj, 12:07

  • Share

Kapshticë-Policia Kufitare në Kapshticë ka arrestuar në flagrancë një 48-vjeçar, pasi tentoi të fuste në mënyrë të paligjshme mallra kontrabandë në territorin shqiptar.

Në pranga është vendosur personi me inicilalet S. L., banues në fshatin Plug të Lushnjës. Ai u ndalua teksa drejtonte një automjet që kaloi në vijë të dytë për kontroll të detajuar.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare konstatuan të fshehura në automjet 32 steka me cigare dhe disa produkte ushqimore, të padeklaruara në kundërshtim me ligjin.

'Kapshticë, Korçë/ Tentoi të fuste kontrabandë në Shqipëri dhjetëra steka cigaresh dhe produkte ushqimore, kapet në flagrancë dhe arrestohet 48-vjeçari. Sekuestrohen mallrat e futura kontrabandë, të fshehura në automjetin që drejtonte.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, shërbimet e Policisë Kufitare kaluan në vijë të dytë për kontroll të detajuar një automjet me drejtues shtetasin S. L., 48 vjeç, banues në fshatin Plug, Lushnjë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, u konstatuan të fshehura 32 steka me cigare dhe disa produkte ushqimore, të cilat shtetasi S. L. tentonte t’i fuste në Shqipëri pa i deklaruar, në kundërshtim me ligjin. Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin S. L., për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguajnë akcizë”. Mallrat e konstatuara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale', njoftoi policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?