Shëndeti

COVID 'mbërthen' Europën, debati në Report Tv/ Mjekët Kapxhiu e Dasho: Të pavaksinuarit të izolohen nga jeta sociale! Alimehmeti: 'Green Pass' s'ndikon në uljen e rasteve

18 Nëntor 2021, 14:04| Përditesimi: 18 Nëntor 2021, 16:45

  • Share

Një valë e re infektimesh nga COVID ka mbërthyer Europën duke rritur numrin e qytetarëve të prekur nga COVID. Mjeku Erion Dasho i cili ndodhet në Gjermani dhe mjeku Genc Kapxhiu, i cili jeton në Itali, thanë për Report Tv, se rritja e infektimeve vjen për shkak të qytetarëve nga qytetarët e pavaksinuar. Në të njëjtin mendim, mjekët bënë apel për vaksinim, pasi kjo është e vetmja armë ndaj këtij virusi dhe në këtë mënyrë mund të shkëputet zinxhiri i infektimeve.

I ndalur tek vendosja e ‘Green Pass’, për baret e restorantet Dasho tha kjo duhet të vendoset me detyrim edhe në Shqipëiri, ndërkohë që shtoi se një nga masat më të efektive për t’u mbrojtur nga virusi është edhe mbajtja me detyrim maskës në ambientet e mbyllura.

'Është një situatë paprituar, pasi në fakt Gjermania ka një shkallë vaksinimi ndër më të lartat në botë. Nuk kemi atë situatë siç ka qenë më parë pasi numrat e rasteve të reja shoqëroheshin me një përqindje më të lartë vdekjesh. Jemi në një situatë ku virusi Delta po përhapet pasi kemi ende një numër të lartë personash te pavaksinuar. Gjermani mbi 70% të vaksinuar nga COVID dhe ka filluar edhe aplikimi i dozës së tretë. Në Shqipëri është një situatë që mua me vjen shumë keq, pasi persona përfitojnë edhe nga qasja që kanë në rrjetet sociale, ku arrijnë të japin mesazhe që sot janë bllokuar, kur flaisn kundër vaksinimit. Në Shqipëri kemi qindra vdekje në muaj të cilat nuk raportohet dhe pjesa më e madhe e tyre mund të parandalohet. Është e pafalshme që në Shqipëri të kemi këtë numër vaksinimi. Po e paraqesin pasaportën e gjelbër si një shkelje të të drejtave të njeriut ,por është një fakt që ajo është për të mbrojtur jetën e personave të përgjegjshëm në shoqëri. Ora policore është një masë që nuk ka kuptim dhe nuk ka vlerë. Maska në mjediset e mbyllura është një masë që duhet të zbatohet me rigorozitet. Kjo është një masë që ka shumë vlerë. Të përdoren masakt në mjediset publike. Duhet një ndërgjegjësim, e gjithë shoqëria. Të kemi primare interesin e shoqërisë dhe t’i ofrojmë qytetarit mbrojtjen maksimale. Pasaporta e gjelbër është një element solidariteti në vendet Europiane. Nëse ti nuk dëshiron ti duhet të kesh disa penalitet në raport me jetën sociale. Nuk duhet që në Shqipëri të nënvlerësojmë është rastet. Dje kemi pasur 10 humbje jete, këto mund të ishin shpëtuar nëse do të ishin të vaksinuar.’- tha Dasho.

Ndërkohë mjeku Genc Kapxhiu shton se personat e pavaksinuar duhet që të izolohen nga jeta sociale. Madje Kapxhiu tha se qytetarët e vaksinuar duhet të detyrohen që të qendrojnë në shtëpi e të puhsohen edhe nga puna.

‘Sot gjithë tamponët që janë bërë kanë rezultuar mbi 10 mijë infektime. Numri është shtuar dhe kjo na tregon se mund të kemi kujdes pasi mund të jetë një fazë e 4 e pandemisë. Duhet t’i izolojmë nga jeta sociale ato që janë të pavaksinuar. Përderisa në restorante në ambiente të mbyllura, duhet green pass, atëherë mund të mos të pranoj edhe në shtëpi. Jo gjithmonë vaksina të ndihmon 100% ,por redukton riskun për t’u shtruar në spital apo për rastet fatale. Deri në datën 8 maj Italia nuk e ka parë këtë gjendje. Vaksina është arma më e fortë që ne kemi. I vetmi izolim që mund të bësh është pushimi nga puna, nëse nuk je i vaksinuar. Ose ta detyrosh të rri në shtëpi, ose të vaksinohet nuk ka rrugë tjetër. Është gabim që akoma në Shqipëri nuk ka hyrë ‘green pass’. Mjekët shqiptare duhet të ndjekin të njëjtë rrugë sepse e vetmja mënyrë për të dalë nga situata është vaksinimi kundër COVID dhe respektimi i masave.’- tha Kapxhiu.

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti tha se situata nga COVID në vendin tonë është stabël. Mjeku, ndryshe nga kolegët e tij, tha se nuk është me idenë se ‘green pass’ mund të ndikojë në situatën epidemiologjike në vend, por mund të rrisë lehtë numrin e rasteve të qytetarëve të vaksinuar.

‘Në po shohim një situatë stabël, për momentin nuk ka atë formë të valës së vërtetë. Virusi po qarkullon por është stabël, ka raste po nuk ka valë të vërteta. Duhet të kuptojmë sa prej nesh janë të imunizuar dhe të shohim se ku janë shpërndarë në vend. Ne nuk duhet të shohim rastet e reja por duhet të shohim spitalet. Gjendja spitalore e jona vijon që të mbetet stabël. Me vaksinimin mund të ndërpresim numrin e shtrimeve në spital si dhe rastet fatale. Nuk mund të vlerësojmë efektin e masës nëse nuk respektohet e rëndësishme është evitimi i grumbullimeve. Për ‘green pass’ nga pikëpamja epidemiologjike nuk ka dhënë rezultat, nuk ka ndonjë efekt, por mund të ketë një rritje të lehtë të numrit të vaksinimeve. Vaksina bëhet për shëndetin dhe jo për të shkuar në kafe. Ajo është efektive dhe shpëton jetë.’- u shpreh Alimehmeti.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erkandi: 18/11/2021 15:09

    Te pavaksinuarit e shperndajne virusin ne te njejtat nivele me te vaksinuarit, sic eshte konstatuar nga NIH dhe pranuar tani edhe nga FDA dhe Fauci.

    Përgjigju
  • Turi: 18/11/2021 14:32

    Nqs vaksina eshte efektive atehere te pavaksinuarit nuk mund tju sjellin prb te vaksinuarve dhe ska arsye perse te bejne kete gjullurdi , kush nuk do te vaksinohet rrisk per veten e vete e ka . Ose ne te kundert vaksina eshte kot sa per te mbushur xhepat e kompanive farmaceutike , vaksina nuk e ndalon infektimin dhe as trasmetimin e virusit qe do te thote =0

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?