E pyetur nga gazetari Arbër Hitaj mbi mundësinë e një bashkimi me ‘grupin’ e deputetëve të Bardhit, zëdhënësja e PD-së Mirela Karabina tha në “Studio Live” se dera për ta është e hapur por duhet të kërkojnë falje publike për tradhëtinë e bërë ndaj Kuvendit të 18 dhjetorit 2021.
Sipas Karabinës, deputetët e grupit të Bardhit kanë detyim moral ndaj PD-së pasi janë listuar nga Lulzim Basha në listat për deputetë dhe pavarësisht se ishin të pranishëm vullnetarisht në Kuvendin e 18 dhjetorit, tradhëtuan besimin e demokratëve.
“Ata janë deputetë që janë listuar aty, janë deputetë të Lulzim Bashës, u ka rënë fati të jenë aty. Por nuk e kanë justifikuar pse janë aty. Grupimi që ka ndryshuar rrugës, ka një detyrim moral ndaj PD-së, për tradhëtimin e Kuvendit të 2021-it, ku ishin të pranishëm vullnetarisht, nuk i detyroi askush.
Ata nuk kanë asnjë qartësi politike se çfarë rruge po ndjekin. Deputetë të cilët nënshkruajnë kundër një strukture që është një investim i SHBA që po ndihmon shtetin shqiptar, e kanë përgjegjësi të përgjigjen. Dera e PD-së është e hapur për të gjithë ata që i bashkohen kësaj vije politike të PD. Duhet të kërkojnë një falje publike tek demokratët sepse kanë tradhëtuar besimin e tyre”- u shpreh Karabina.
Lajmi kryesor:
Karabina: Nën sulmin e vazhdueshëm të ‘Foltores', PD ia doli të mbijetojë në 14 maj! Gazetarja ironizon Bashën: U rikthye si DJ për t’u bërë ‘meme’
B.V//ReportTv.al