Gramsh- Një aksident me pasojë 3 persona të plagosur është regjistruar pasditen e sotme (7 Shkurt) në rrugën Cërrik-Gramsh.
Ngjarja u raportua në fshatin Qerret, ku janë përplasur dy makina. Policia bën me dije se automjeti me drejtues A. T., 37 vjeç, është përplasur me furgonin me drejtues F. A., 66 vjeç.
“Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i automjetit A. T., dhe 2 pasagjerë që udhëtonin me të, të cilët janë në kujdesin e mjekëve. Me drejtuesin F. A., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale”, bëri me dije policia vendore.
Burime policore informojnë se për shkak të pasojave të aksidentit është dashur edhe ndërhyrja e zjarrfikëses. Grupit Hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi, informon se të dëmtuarit janë përcjellë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, kurse Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, për të kryer hetimet e rstit dhe zbardhur shkaqet.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)