Karantinimi në shtëpi, këshilla për lëkurën dhe fizikun nga ekspertët (VIDEO)

24 Mars 2020, 20:59| Përditesimi: 24 Mars 2020, 22:28

  • Share

Kur të gjithë janë sy e veshë për të përthithur çdo informacion që vjen në lidhje me situatën nga koronavirusi në vend ekspertë të fushave të ndryshme ofrojnë këshilla praktike sesi mund të jemi më të vëmendshëm ndaj të gjitha veprimeve që kanë të bëjnë me aktivitetin tonë të përditshëm në kushtet e një izolimi në shtëpi. Në emisionin Repolitix mjekja dermatologe Brunilda Bardhi, gjatë një lidhje skype, ofron këshilla praktike sesi mund ta kalojmë këtë situatë globale.

Higjiena personale është kryesore. Larja e duarve. Pasi duke i çuar në fytyrë mund të kontaminohemi. Unë rekomandoj që duart të lahen me ujë dhe sapun më shumë për 20 sekonda. Dezinfektimi është kryesor. Por dezinfektuesit kanë veti korozive dhe rekomandoj që për acarimin e lëkurës të përdoret: vazelinë, dyll blete, arrë kokosi, vaj ulliri në banjo marinë. Që ditë më parë si mjeke unë e kam mbyllur para kohe biznesin. Duhet të jetë kujdes i madh për kontaktet që kemi me pacientë. Numri i vizitave është minimizuar, jemi munduar të kontaktojmë në forma të tjera rrjete sociale apo telefon për të ulur riskun e transmetimit. Kemi ulur kontaktet me pacientët”-thotë mjekja dermatologe.

Ndërsa një prej instruktorëve të një palestre në kryeqytet Kristi Bibolli ka gjetur alternative të ndryshme sesi mund të ushtrohemi në kushte shtëpie. Madje videot që bën i poston në Instagram duke ofruar rekomandime të ndryshme.

'Ka mënyra të ndryshme që mund të bëjmë në shtëpi palestër. Ka ushtrime në shtëpi duke përdorur peshën e trupit. Unë stërvitem në garazh. Ushtrimet që ndihmojnë në stabilitetin e trupit. Duhet të bëjmë kujdes me ushqimin këto kohë', tha instruktori.

Por cilat janë këshillat praktike lidhur me mënyrën e të ushqyerit në këto kohë izolimi:

'Këto ditë kur nuk ke aktivitet fizik duhet të ulim kaloritë. Mund të bëhet një stërvitje më e zgjatur. Mund të bëjmë pushime më të shkurtra gjatë ushtrimeve. Girat mund t’i zëvendësojmë më bidonët me ujë. Këto ditë mund të marrësh suplemente. Edhe pse nuk bën palestër. Trupi ka nevojë për proteina',tha Bibolli.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?