Kina po numëron, përveç viktimat por edhe dëmet e shkaktuara në ekonomi teksa fabrikat janë mbyllur, qytetet janë izoluar dhe mjetet transportit kanë ndërprerë punën. Dhe duke qenë se gjigandi kinez përfaqëson një pjesë të mirë të ekonomisë botërore, dëmi i shkaktuar është i të gjithëve. Prodhuesit e makinave në të gjithë botën po llogarisin humbjet pasi fabrikat në Kinë mbeten ende të mbyllura për shkak të epidemisë së koronavirusit.
Standard and Poor’s parashikon rënie në rritjen ekonomike të Kinës, vetëm 5% për vitin 2020, krahasuar me parashikimin e mëparshëm prej 5.7%, për shkak të pasojave të rënda të epidemisë që ka përfshirë zonën e Wuhan nga Koronavirusi.
“Impakti më i madh i ndikimit në ekonominë kineze i koronavirusit do të regjistrohet në tremujorin e parë të këtij viti dhe rimëkëmbja e Kinës do të jetë më e fortë duke filluar nga tremujori i tretë i këtij viti”- tha Shaun Roache, ekonomist në Apac pranë S&P.
Agjencia e vlerësimit parashikon rritje vetëm vitin e ardhshëm. Sipas saj PBB-ja do të rritet 6.4%, krahasuar me vlerësimin e mëparshëm prej 5.6% për Kinën.
Toyota shtyn rifillimin e prodhimit në Kinë
Prodhuesi japonez ‘Toyota’ sot njoftoi një vonesë të re një javore në rifillimin e prodhimit në fabrikat e saj në Kinë, për shkak të epidemisë së koronavirusit që po përhapet në të gjithë vendin.
“Ne kemi vendosur të vazhdojmë pezullimin e prodhimit në të gjitha fabrikat e ‘Toyota’ në Kinë deri në 16 shkurt,” tha një zëdhënës i grupit për AFP.
Lajmi kryesor: