Karantina rrit numrin e rasteve të ngacmimeve seksuale online? Psikologia: Kujdes fëmijët! Mbani 'manualisht' të zënë dhe larg smartphone-ve

27 Prill 2020, 11:36| Përditesimi: 27 Prill 2020, 11:52

  • Share

Në një kohë kur shumë persona ndodhen në karantinë, si pasojë e masave të marra për kufizimin e përhapjes së koronavirus, kanë nisur të ndihen edhe problemet nga distancimi social I njerëzve.

Ende nuk ka shifra konkrete, por psikologia Lorela Garuli thotë se qëndrimi me orë të gjata në rrjetet sociale i fëmijëve si pasojë e qëndrimit mbyllur në shtëpi ka rritur ekspozimin e tyre ndaj rasteve në shtim të ngacmimeve seksuale online. Ajo rekomandon që prindërit t’I bëjnë më aktivë me aktivitete si gatimi, punët e shtëpisë fëmijët gjatë kësaj periudhe.

“Ka një tendencë për rritjen e ngacmimeve seksuale online të fëmijëve, paradoksalisht edhe pse prindërit janë në shtëpi dhe supozohet që I kanë në kontroll më shumë, prapë ekspozimi I tepërt ndaj smartphonëve iekspozon më shumë fëmijët ndaj këtyre rasteve. Ndaj kjo është një periudhë shumë e mirë që fëmijët të bëjnë me prindërit manualitete, duke u përpjekur ti mbajnë fëmijët të zënë me gjëra të ndryshme, ky është një rast shumë I mirë që të gatuajnë një ëmbëlsirë të thjeshtë bashkë, të ujisin lulet, të rregullojnë rrobat e veta etj” shprehet psikologia.

 

D.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hasani: 27/04/2020 11:46

    Nuk vene mend keta njerez se cfare i ka gjetur por mendjen aty e kane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?