Aktivistja e të drejtave të komunitetit LGBTI, Xheni Karaj ka postuar një video sensibilizuese në profilin e saj në Instagram mbi këtë komunitet.
Ajo ka postuar një pjesë të këngës "E izoluar përbrenda" e cila simbolizon karantinën shpirtërore të personave të këtij komuniteti, mbylljen e tyre si dhe frikën për të shprehur haptazi ndjenjat e tyre.
Në këtë videoklip kanë marrë pjesë diplomatë dhe artistë të ndryshëm të cilët i janë bashkuar në mbështetje të të drejtave të LGBTI. Pjesë e saj ishte dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, Peter Zingraf e Luigi Soreca. Prodhimi eshte nje bashkepunim i artisteve me te mire si Bojken Lako, Marsela Cibukaj e Anxhela Llaha.
Postimi i plotë në Instagram
Në muajt mars dhe prill, aktivistë dhe pjesëtarë të komunitetit, po diskutonin për temën qendrore të Paradës së Krenarisë 2020, në një kohë kur e gjithe bota po kalonte momentet e një pandemie dhe karantine të vështirë. Ajo çfarë u kuptua, ishte se karantina nuk ishte një realitet i ri për shumicën e personave LGBTI+. "Karantinën" e përjetojnë nëpërmjet izolimit shpirtëror, pamundësisë për të qenë vetja si dhe frikës për të dashuruar haptazi. Është "karantina shpirtërore" esenca e këngës së këtij viti të Qendrës Streha; por njëkohësisht edhe kurajoja dhe fuqia për të dashur, të cilat e thyejnë këtë "karantinë". Përmes këngës, duam t'i bëjmë bashkë sërish të gjitha këto ndjesi dhe emocione të vitit të vështirë 2020, me shpresën se mund të bashkohemi dhe më tej rreth vlerave të diversitetit, pranimit dhe dashurisë.
Shumë faleminderit Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe Ambasada Gjermane Tiranë e cila ka mbështetur realizimin e kësaj kënge. Dëshirojmë të falenderojmë Bojken Lako dhe Angel & Bam Bam Galaxy për këtë këngë fantastike; pjesëtarët e komunitetit LGBTI diplomatët dhe artistët që u bën pjesë e videos. Falenderoj pafund artistet qe na dhuruan kete kenge kaq emocionuese dhe kuptimplote per komunitetin tone. Jeni shembulli konkret i artisteve qe permes artit te tyre ndryshojne jete njerezish. Ju duam fort
Lgbti paguan artistet e diplomate normale qe do i mbeshtesin, njerzit cfare s'bejne per leke...
Përgjigju