Kronikë

Karanxha për Report Tv: Ekstradimi i vëllait të Dumanit dhe Stafës është bërë se s’kanë qenë të përshtatshëm në Dubai

11 Qershor, 19:42| Përditesimi: 11 Qershor, 20:31

  • Share

Ditën e sotme janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Tiranë ditën e sotme, Dashnor Dumani, vëllai i Nuredin Dumanit dhe Armis Stafa. Dy persona të kërkuar për disa ngjarje dhe si anëtarë të grupeve kriminale.

I ftuar për këtë çështje në Report Tv ka qenë ish-Prokurori Ervin Karanxha i cili ka thënë se edhe pse nuk kemi një marrëveshje mes dy parlamenteve për ekstradimin, Dubai bazohet në disa rregulla të brendshme që e ndërmerr këtë vendim. Sipas tij, të ekstraduarit mund të raportohen si të papërshtatshëm në jetën që bëjnë atje, ose mund të raportohen si persona të përfshirë në ngjarje të dyshimta në vendin e tyre të qëndrimit.

"Tani lind pyetja pse janë kthyer dhe Dubai ka rregullat e veta, pavarësisht se nuk ka ligjin e ekstradimit ka një kontroll territori më të fortë se sa ne. Dubai i ka sjellë dhe për faktin se ata nuk plotësojnë kushtet atje dhe mbi të gjitha mund të jenë përfshirë në ngjarje të tjera."

Karanxha vijon duke thënë pamjet tregojnë se dy të ekstraduarit, Dashnor Dumani dhe Armis Stafa janë kapur në Dubai në mënyrë të befasishme, pa e ditur se do të vijnë këtu.

"Nga pamjet tregon që janë marrë në mënyrë të befasishme, personat nuk e kanë elajm ditur që do të vijnë këtu."-tha Karanxha.

Nga ana tjetër Karanxha ka komentuar dhe veprimet e SPAK në raport me krimet zgjedhore.

“Tani përsa i përket komentit se çfarë ka bërë SPAK për krimet zgjedhore. Tani nuk mund të dilte SPAK dhe Altin Dumani në 6 të mëngjesit. Ai ka detyrën e vetë pret informacionin. SPAK nuk jep rezultat për zgjedhjet. Organi kompetent është KQZ.”

H.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?