Foto ilustruese

Ekonomi

Karburanti për mjetet lundruese do të kushtojë 140 lekë/litri pas vendosjes së taksës 65 lekë

5 Nëntor 2021, 16:38| Përditesimi: 5 Nëntor 2021, 16:41

  • Share

TIRANË- Prej vitit të ardhshëm jahtet dhe mjetet lundruese do e blejnë karburantin me 65 lekë akcizë. Por pavarësisht kësaj tarife çmimi për litër karburant do të jetë përsëri më i ulët se karburanti që blejnë qytetarët. 

Zëvendësministrja e Financave, Vasilika Vjerro ka thënë në komisionin parlamentar të veprimtarisë se çmimi total për çdo litër karburant pas kësaj tarife do të arrij në 137-140 lekë. 

“Vendosjen e një takse 65 lekë për litër mbi karburantin që përdoret për furnizimin e mjeteve lundruese, që vijnë në portet tona. Duke i shtuar edhe çmimin aktual të karburantit, pak a shumë këto anije që janë për qëllime turistike do të paguajnë 137-140 lekë litër. Janë rreth 20 mijë tonë që ishte e pataksuar dhe pa të ardhura në buxhet”, tha Vjerro. 

Vjerro ka argumentuar edhe pse çmimi i karburantit për mjetet lundruese përsëri do jetë më i ulët se ai që paguajnë qytetarët. 

“Pyetjes se pse qytetarët taksohen më shumë se jahtet është se kemi edhe TVSH, që nuk e kemi tek jahtet, sepse direktiva e BE  e a përjashtuar”, tha ajo. 

 

Një vendim i tillë sipas kryetarit të Komisionit Arben Pëllumbi vjen për shkak se vendi nuk ka përfituar nga kjo lehtësi.
 

“Ajo që ka rezultuar dhe qeveria vjen me këtë propozim është që në vend që të përfitojë ekonomia shqiptare kanë përfituar të huajit”, tha Pëllumbi.

Vendimi për të vendosur taksën 65 lekë për litër është përfshirë në ligjin për taksat kombëtare dhe është pjesë e paketës fiskale për vitin 2022.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?