56 shërbime online në e-Albania

Kronikë

Karçanaj: Aplikimi për pension, 816,640 dokumente të kursyera për qytetarët

19 Prill 2021, 12:10| Përditesimi: 19 Prill 2021, 12:14

  • Share

56 shërbime publike të Institutit të Sigurimeve Shoqërore ofrohen online në platformën e-Albania. Falë të cilës, veçanërisht për shërbimet e ISSH-së qytetarët nuk kanë kursyer vetëm kohë, ecejake e lodhje, por kanë kursyer edhe dokumentet shoqëruese, që i duhen gjatë aplikimit.

“Pensionistët janë përfituesit më të mëdhenj nga e-Albania. Nuk mbahet më radhë në zyrat Institutit të Sigurimeve Shoqërore, pasi si aplikimi për pension e çdo vërtetim tjetër kryhet në e-Albania”, shkruan Drejtoresha e Përgjithshme e AKSHI-t, Linda Karçanaj, ndërsa bën me dije shifrat e aplikimeve për pension dhe dukumentet që u janë kursyer pensionistëve falë e-Albania.

468,631 aplikime online vetëm për shërbimet e ISSH në e-Albania, nga të cilat 74,240 aplikime vetëm për pension, nga 1 janari 2020. 816,640 dokumente janë gjeneruar nga vetë administrata falë digjitalizimit vetëm për aplikimet për pension. Tanimë, falë platformës për të aplikuar për pension, pensionistit i duhen vetëm 3 dokumente, nga 14 që duheshin më herët”, përfundon Karçanaj.

Nëpërmjet shërbimit online, në e-Albania, “Aplikim për pension pleqërie, suplementar pilot, suplementar lundrues i nëndetëseve apo suplementar për akademik”, qytetarët kanë mundësi të aplikojnë online për përfitimin e pensionit. Mjafton të klikoni butonin “Përdor”; Të përzgjidhni llojin e pensionit për të cilën do të parashtroni kërkesën për përfitim; Të plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi periudhat e punësimit, marrëdhëniet financiare si dhe përfitimeve të tjera të nevojshme dhe të shtypni: “Dërgo” për të finalizuar aplikimin.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?