Ernest Troshan Simoni, i shpallur kardinal nga Papa në vitin 2016 ka dalë me sukses nga një operacion në Itali dhe gëzon shëndet të plotë. Pas një komplikacioni ai kreu një ndërhyrje kirurgjikale të udhëhequr nga kirurgët më të njohur në Firence, ku doli me sukses.
Kardinal Ernest Troshan Simoni 90-vjeç është në gjendje shumë të mirë. Papati çoi meshë për nder të kardinal Ernest Troshan Simonit dhe u lut për shëndetin dhe jetëgjatësinë e tij.
Kardinali i Firences u kujdes personalisht për ecurinë e operacionit. "Kardinal Ernest Troshan Simoni është personifikimi i martirizimit të popullit dhe kombit shqiptar" tha ai.