Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut ka reaguar ditën e sotme dhe kardinali i parë shqiptar At Enrnest Simoni (Troshani), një prej figurave më të njohura dhe autoritare të klerit katolik në Shqipëri.
Troshani njihet për momentin prekës dhe të njohur në 19 nëntor të vitit 2014 gjatë vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri, ku pas rrëfimit të tij për vuajtjet në komunizëm, ati i shenjtë shkoi i përlotur dhe i puthi dorën.
Kardinali shqiptar është shprehur se ai e donte shumë popullin shqiptar dhe kjo është ndër arsyet që e zgjodhi ta vizitonte të parin nga udhëtimet e tij ndërkombëtare si Papë. Ai shprehet se Papa Françesku ishte i qartë në qëllimin e tij për të larguar të keqen, djallin dhe mëkatin dhe për të forcuar frymën e shpresës dhe mirësisë.
Të dashur miq! Sikur e keni pa dhe në televizor, në 7e 35 minuta, sot u nda nga jeta i shënjti Papë ndërroi jetë. Të gjithë e dimë mësimet që ka dhënë ai sa ka ardhur, ku qëllimi i tij kryesor ka qenë të shkatërroj djallin, mëkatin dhe të sjelli paqen, shpresën dhe të mirën e amshuar. Shënjtorin Papë e keni para 10 vitesh më 21 Shtator, kur erdhi në Shqipëri, I pari udhëtim ndërkombëtar. Ai të parin udhëtim zgjodhi popullin shqiptar. Ai ka shprehur admirim për popullin tonë dhe shumë dashuri. E dimë mirë që në takimet që kam pas, shihej në sytë e Papës shumë dashuri për ne dhe popullin tonë.-tha Troshani.
Në 2014, emëroi kardinalin e parë shqiptar në histori Ernest Simoni (Troshani) Papa Françesku, më 19 nëntor 2016 emëroi At Ernest Simon Troshanin me titullin kardinal. Papa e nderoi priftin shqiptar në një ceremoni të zhvilluar për nderimin e 17 klerikëve.
At Ernest Simon Troshani u emërua me motivacionin “Për qëndresë historike në periudhën komuniste”. Prifti shqiptar ka vuajtur 18 vite burg në komunizëm. Ai u takua personalisht me Papën në vitin 2004. Gjatë celebrimit, kur Ati i Shenjtë i dhuroi unazën dhe kapelen e Kardinalit, i puthi dorën kardianlit të ri Troshani.
Papa Françesku dhe Ernest Simon (Troshani) në kishën e 'Shën Palit' në Tiranë 2014
Komente
